Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligji Për Inspektimin Financiar Publik , Standard Në Menaxhimin E Fondeve Publike
English

P/Ligji "Për Inspektimin Financiar Publik", Standard Në Menaxhimin E Fondeve Publike

-Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton p/ligjin- TIRANE, 22 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Inspektori Financiar pritet të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm të sektorit publik, bazuar në filozofinë e përgjegjshmërisë për menaxhimin e fondeve publike, një ndër kërkesat drejt liberalizimit të vizave. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave pas debateve të shumta dhe mbi 2 javë diskutimesh miratoi nen për nen p/ligji "Për inspektimin financiar". Debatet në Komsionin e Ekonomisë u përqëndruan në fushën e zbatimit të inspektorëve financiarë, ku deputetët e opozitës parashtruan tezën, se ky p/ligj ndërhyn në kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gjithashtu debat ngjalli edhe objekti i punës së inpektorit financiar. Deputetë të opozitës i kërkuan ministrisë së Financave si përgjegjëse për hartimin e p/ligjit të përcaktonte se ku do të konsistonte puna e inspektorit tatimor dhe sa do të ishte fondit limit që do të inspektohej nga kjo strukturë. Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda në një konferencë për shtyp deklaroi se p/ligji është pjesë e përmirësimeve tërësore të sistemit rregullator në shërbim të mirëmenaxhimit të fondeve publike dhe bën pjesë në masat për përafrimin e legjislacionit me vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, me këtë ligj ndahet objekti i punës së Auditit të Brendshëm, ndërsa veprimtaria i inspektimit financiar nuk interferon dhe as dublon veprimtarinë e KLSH-së, auditit pushtetit vendor apo institucioneve të tjera. " Inspektimi financiar plotëson dhe qartëson aktivitete të paplanifikuara dhe të rastit që vijnë nga ankesat e qytetarëve, medias dhe kur kërkohet nga institucione shtetërore vetëm për problematikë tëjet të veçantë dhe të momentit, pra thjesht fotografon ngjarjen", tha Haldeda, duke shtuar se "do të jetë një standard më shumë për të minimizuar çdo keqmenaxhim e shpërdorim të fondeve publike". P/ligji "Për inspektimin financiar" mbulon të gjitha institucionet që menaxhojnë fonde publike, fondet e BE-së, si dhe njësitë e qeverisjes vendore për projektet që realizojnë me të ardhurat e veta. Gjithashtu në bazë të p/ligjit, pjesë e inspektimit bëhen edhe OJF-të që menaxhojnë fonde të qeverisë apo Bashkimit Europian. Në bazë të p/ligjit, inspektimi vjen nga një sinjal i jashtëm ose me kërkesë të një personi publik. Në bazë të p/ligjit, ministri i Financave do të ketë rolin kryesor në përzgjedhjen e inspektorëve financiarë, detyra e të cilëve është "mbrojtja e interesave financiare të njësive publike kundrejt menaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit (neni 2)". Por deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë nen. Sipas tyre, kriteret për të emëruar një inspektor fiannciar duhet të përcaktohen në p/ligj. Ndërsa me konsensus u vendos që inspektorët duhet të kenë mbaruar studimet për ekonomi apo juridik. Struktura e re që do të ngrihet pranë Ministrisë së Financave duhet të analizojë arsyet dhe kushtet e shkeljes së disiplinës financiare dhe të propozojë masat për gjoba, që shkojnë nga 40 deri në 70 mijë lekë. Shqyrtimi i shkeljeve do të nisë pas ankesave të marra nga institucionet mbi bazën e një grafiku, por edhe nga raportet e KLSH./n.m/
KOMENTE