Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paqja Dhe Stabiliteti Në Ballkan Janë Të Lidhura Me Integrimin Euroatlantik Të Rajonit
English

Paqja Dhe Stabiliteti Në Ballkan Janë Të Lidhura Me Integrimin Euroatlantik Të Rajonit

- Deklaron ministri i Mbrojtjes, Imami, gjatë një seminari për çështjet e sigurisë në rajon - TIRANË, 22 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Paqja dhe stabiliteti në Ballkan shihen sot të lidhura me ecurinë e procesit të integrimit euroatlantik të rajonit në tërësi. Trajtimi i temave të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin sot në qendër të një seminari të organizuar nga Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë (ACFR), në kuadër të njëvjetorit të hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke referuar për këtë temë e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një nga arritjet e demokracisë në Shqipëri, që zgjidhi problemin e sigurisë së vendit. Duke iu referuar fakteve historike, ministri Imami analizoi hollësisht situatën gjeopolitike të Shqipërisë, në kontekstin e rajonit ballkanik, duke filluar me periudhën e sundimit turk, luftërat botërore e deri tek përmbysja e sistemeve totalitare në vitet '90 dhe bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin '99. Ministri shqiptar i Mbrojtjes vërejti se shembja e bllokut komunist në '90-n dhe prishja e balancës së territorit solli luftërat në ish-Jugosllavi, daljen e shteteve të reja dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të NATO-s në Kosovë. "Sot kemi një Ballkan të ri, me një hartë të re politike, element themelor i të cilit është shfuqizimi i hegjemonit rajonal të Serbisë, e cila, në fakt nuk e luajti dot këtë rol, pasi nuk dha paqe, siguri e stabilitet për rajonin", nënvizoi Imami. Ai theksoi se sistemi i ri i sigurisë në Ballkan nuk duhet të mbështetet në rolin e një hegjemoni të vetëm, por në bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë mes të gjitha shteteve anëtare në kuadrin e NATO-s. "Kjo është arësyeja që të gjitha vendet tona që hynë në këtë sistem, dhe rajoni ynë nuk do të kishte qënë stabël, për aq sa është sot, pa pasur si dritë në fund të tunelit NATO-n dhe BE", tha Imami. "Stabiliteti që është i qëndrueshëm nuk ka shanse rikthimi mbrapa, por që duhet të shkojë drejt perfeksionimit të mëtejshëm. Teza ime është se paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë në raport apo në varësi të drejtëpërdrejtë me integrimin euroatlantik të rajonit, si një i tërë", u shpreh ministri. Ai vërejti se "Shqipëria është e interesuar për zgjidhjen e stabilitetit rajonal ku pikë kyçe është stabiliteti i Maqedonisë. Ajo ka përshëndetur rrugën integruese të Malit të Zi në NATO, ashtu sikurse përshëndeti dhe MAPE që iu ofrua Bosnje-Hercegovinës dhe kjo është e vetmja rrugë që Ballkani të kthehet plotësisht në Europë. Interesi më i mirë i shqiptarëve në rajon nuk është copëzimi apo riballkanizimi i Ballkanit, por integrimi i këtyre vendeve në NATO dhe BE". /a.ke/
KOMENTE