Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 22 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Të martën mbahen disa debate rreth Kosovës në Parlamentin Evropian - Propozohet diskutimi i "rolit të Serbisë në Kosovë" - Në raportin për Kosovën të përgatirur nga deputetje austriake Urlike Lunacek janë paraqitur 168 amendamente. Shumë prerj tyre janë nga kundërshtarët e Kosovës që vijnë kryesisht nga Rumania, Greqia dhe Spanja. Pritet që të mos kalojnë propozimet për negociata të reja për status. Por është një propozim kontravers i zëvendësliderit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Swoboda, i cili kërkon që të hapet dialogu për "rolin e Serbisë në Kosovë" Tituj të tjerë: Sundimi i ligjit do t'u hapte rrugë zgjedhjeve në veri Demarkacioni midis Kosovës dhe Malit të Zi - deri në fund të vitit Nafta në Kosovë pesëfish më e dobët se në rajon Katër të vratë afër Vitisë Tirana e Beogradi nisin konsultimet diplomatike Ballkani i qetë, interes i të gjithëve Rrugës 33-milionëshe nuk i dihet "fundi" Foto lajmi: Uliks Fehmiu, i biri aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, ka lexuar letrën lamtumire të të atit, para sallës së stërmbushur të Kinemasë ABC, në Prishtinë, në komemoracionin e organizuar nga komuniteti artistik i Kosovës, në shenjë nderimi për aktorin më të madh kosovar që ndërroi jetën të martën e kaluar. Poezia "Njeriu këndon pas luftës", e përzgjedhur nga Bekim Fehmiu për të qenë pjesë e amanetit lënë pas vdekjes, u recitua nga Uliks Fehmiu, në gjuhën shqipe, ndërsa të tubuarit u përshëndetën nga aktori më i madh shqiptar me një duartrokitje të gjatë "Bota Sot" Sejdiu: Me Serbinë asnjëherë nuk bisedojmë për statusin - Parlamentarë të NATO-s në Kosovë Tituj të tjerë: Hyjnë me leje, flasin kundër shtetit të Kosovës - Zyrtarë e fetarë serbë nuk kanë të ndalur Kam një porosi për Lëvizjen "Vetëvendosja" OKTA mban peng tregun e derivative në Kosovë LDK-ja kushtëzon miratimin e buxhetit me Projektligjin për Prishtinën Njohjet e reja do të ndikojnë në votat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare - Editoriali "Zëri" "Vija të kuqe" me Beogradin - Statusi i Kosovës, ndarja apo ripërkufizimi i territorit, si dhe rihapja e Pakos së Ahtisarit - "vija të kuqe" në bisedimet e ardhshme me Serbinë Tituj të tjerë: LDK kushtëzon PDK-në Bentler garanton integritetin e Kosovës Lidershipi i kënaqur me Parteshin Bekimi do të shndrisë në qiell Opinione: Çfarë qeverisjeje për Kosovën? Një minutë heshtje për heshtjen e Kuvendit "Tribuna shqiptare" I pavdekshëm - U mbajt mbledhje përkujtimore në Prishtinë, në kujtim të veprës dhe përkushtimit të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu. Tituj të tjerë: Tiranë - Prapë debat - Komisioni i Jashtëm parlamentar i Parlamentit Evropian pritet të diskutojë të mërkurën integrimin e Shqipërisë. Prishtinë - E kritikon drejtësinë - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka përsëritur se sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë i pareformuar. Shkup - Shqiptarët, kurrë më keq. - Partia Demokratike Shqiptare ka vlerësuar katastrofale gjendjen politike, ekonomike dhe kobëtare të shqiptarëve. Ligji diskriminues për qytetarët Avokati i kujt? "Lajm" Zgjedhjet në komunën e veriut të Mitrovicës ende nuk janë në axhendën e institucioneve - S'ka kushte për zgjedhje Tituj të tjerë: Komuniteti i artistëve kosovarë e përkujtoi Bekim Fehmiun me një komemoracion rasti - Duartrokitjet e fundit për kolosin Prishtina e Podgorica fillojnë bisedimet për demarkacionin e kufirit - Kufiri administrativ bëhet shtetëror Hapja e tunelit të Kalimashit rrit shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë - 100 për qind rritje LDK-ja kushtëzon votën për rishikimin e buxhetit "Epoka e Re" Parteshi, sukses për shtetin - Flet ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati Tituj të tjerë: Sistemi i drejtësisë, problem për Kosovën Kush po tenton në Këshillin Gjyqësor ta dëmtojë buxhetin për një million euro? "Infopress" Dakordohen për kufirin - Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi Tituj të tjerë: Dëshmia Partesh Rashka, në pritje të Beogradit Gjobiten bizneset e pafiskalizuara Aktrimi, mision jetësor i Bekim Fehmiut Editorial - Këndellja po ndodh "Kosova Sot" Konflikti i interesit - Tre avokatët e Këshillit Gjyqësor kanë injoruar qëndrimin e Odës së Avokatëve Tituj të tjerë: Editoriali - Modeli i Parteshit Në shtator flasim me Serbinë Këtë javë nis kompensimi Vriten katër veta, motivet nuk dihen "Express" Vitia e përgjakur - Mëngjesi i të hënës ka zdritur me një vrasje të rëndë në Viti. Aty u ekzekutuan tre shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kosova. Familjarët thonë se nuk i dinë arsyet. Policia pret nga personi i pestë, i plagosur, që të ndihmojë për ndriçimin e rastit. Tituj të tjerë: Përballë fakteve - Rreth 20 deputetë i janë bashkuar nismës së deputetit Naim Rrustemi për të këkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese, nëse Presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel Kushtetutën duke mos dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së. I kthehet kosa - Kosa që ka përdorur për largimin e punëtorëve, do t'i kthehet vetë Drejtorit të QKU-së, Ali Sadriut. Vjeshta e bisedimeve Kryeqyteti i kaosit Njeriu këndon pas vdekjes - Artistë dhe miq duartrokitën për Bekim Fehmiun, në një mbledhje komemorative, në Prishtinë. /a.ke/
KOMENTE