Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Përfundoi konkurrimi për shkollën e Patrullës së Përgjithshme
English

Policia: Përfundoi konkurrimi për shkollën e Patrullës së Përgjithshme

Tiranë, 22 Qershor, NOA - Kanë përfunduar ditën e sotme fazat e konkurrimit për kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme, gjatë periudhës prill-dhjetor 2009.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shtetit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, fazës së parë të konkurrimit, testimit me shkrim, iu nënshtruan 920 konkurrentë dhe bazuar në pikët e grumbulluara u kualifikuan fitues të testimit me shkrim 216 prej tyre.

Më pas, aplikantët iu nënshtruan testimit fizik, ku pas përfundimit të tij u skualifikuan 38 nga 212 kandidatët që morën pjesë në këtë testim.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se nga data 21-22 qershor u zhvillua dhe faza e tretë e konkurrimit, intervista me gojë, ku nga Komisioni i Intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan 172 kandidatët e paraqitur.

Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë punonjës policie.

Bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë është bërë dhe klasifikimi përfundimtar i pjesëmarrësve në këtë proces konkurrimi.

Pas këtyre fazave të konkurrimit, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor.

Për datat e kryerjes së kontrollit mjekësor kandidatët do të njoftohen nga strukturat e Personelit, ndërsa pas kontrollit mjekësor, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit.

Bëhet me dijeni se bashkëlidhur do të gjeni kopje të listës së renditjes përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të Policisë.

Ndërkaq, të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE