Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi niset drejt Turqisë, merr pjesë në dy Samitet e Stambollit
English

Presidenti Topi niset drejt Turqisë, merr pjesë në dy Samitet e Stambollit

Tiranë, 22 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot për një vizitë treditore në Republikën e Turqisë ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-it dhe në Samitin mbi korridoret kulturore “Muzika si një metaforë e dialogut kulturor” që do të mbahen në Stamboll.

Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, në axhendë, kreu i shtetit ka një takim me homologun turk, Abdullah Gyl, ku temë qendrore e bisedimeve do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, situata në rajonin ballkanik dhe përmbushja e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi, dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pjesëtar i delegacionit, do të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme që do të zhvillohen në Stamboll: në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të ketë diskutime dhe konferencë të përbashkët për shtyp të krerëve të shteteve pjesëmarrëse mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në Takimin e 8-të të Forumit të Korridoreve Kulturore të Samitit të Kryetarëve të Shteteve të Evropës Juglindore me temë: ‘Muzika, si metaforë e dialogut kulturor’, gjatë të cilit, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë përshëndetëse mbi vlerat kulturore dhe trashëgiminë e lashtë shpirtërore e muzikore shqiptare e të vendeve të rajonit.

Në këto Samite do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh, ministra të vendeve nga Evropa Juglindore, drejtues të UNESCO-s, akademikë, personalitete të artit e të muzikës dhe Kreu i Shtetit shqiptar pritet të ketë edhe një takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Shtefan Fyle.

KOMENTE