Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Privatizimi I Albpetrol, Nënshkruhet Kontrata Për Konsulentin Ndërkombëtar
English

Privatizimi I Albpetrol, Nënshkruhet Kontrata Për Konsulentin Ndërkombëtar

-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, takon përfaqësues të kompanisë Patton Boggs Llp- TIRANE, 22 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, priti sot në një takim në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë Patton Boggs Llp, e cila do të kryejë rolin e konsulentit ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol. Pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë Patton Boggs Llp, dhe nënshkrimit te kontratës me kompaninë amerikane nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, agjenci nën varësinë e METE-s, ministri Prifti tha për mediat se, "në kontratë përcaktohet një afat prej gjashtë muajsh, gjatë të cilit kompania Patton Boggs Llp duhet të përfundojë procesin e vlerësimit të kompanisë Albpetrol dhe marrjen e vendimit për mënyrën e privatizimit". Sipas tij, "kompania Patton Boggs Llp ka përgjegjësinë e marketingut ndërkombëtar në procesin e privatizimit të kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës, Albpetrol", ndërkohë që theksoi se kjo kompani ka eksperiencë të mjaftueshme në sektorin hidrokarbur, pasi ka kryer konsulentin ndërkombëtar edhe për privatizimin e ARMO. "Sot Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka firmosur kontratën me konsulentin ndërkombëtar për privatizimin e Albpetrol, kompaninë Patton Boggs, kompani studio amerikane, e cila e njeh Shqipërinë dhe ka qenë konsulent ndërkombëtar edhe për privatizimin e kompanisë ARMO", tha Prifti, i cili vlerësoi se "është një kompani me eksperiencë të mjaftueshme për sektorin hidrokarbur, pra të naftës dhe të gazit". Ministri Prifti bëri të ditur se kontrata parashikon shumë detyrime, por ka një afat, një periudhë gjashtë mujore, kur duhet të përfundojë i gjithë procesi i vlerësimit të kompanisë, marrja e vendimit për mënyrën e privatizimit, cilat asete do të privatizohen dhe në çfarë mënyre do të privatizohen. Pra, kompania do të ketë edhe përgjegjësinë për të ftuar kompani nga e gjithë bota për të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrol", u shpreh Prifti. Kreu i ekonomise tha se "kontrata ka një vlerë prej 25 milion lekësh të reja dhe unë besoj që me këtë hap që kemi bërë sot, me firmosjen e kontratës për konsulentin ndërkombëtar, procesi i privatizimit të Albpetrol po vjen më pranë. Tashmë kemi një afat, për gjashtë muaj duhet të përfundojë puna dhe kompania duhet të dalë në një tender ndërkombëtar për shitje, për privatizim apo për ndonjë formë tjetër koncesionare". Gjatë komunikimit të sotëm me median, ministri Prifti i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve të pranishëm lidhur me vizitën e tij nesër në Bruksel, në forumin ekonomik të Krans Montanës. Ministri Dritan Prifti tha se "mundësitë për investime do të jetë tema kryesore e diskutimeve në këtë forum, në të cilin do të marrin pjesë personalitete të larta nga vende të ndryshme të Europës, por jo vetëm". Gjithashtu, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Eergjetikës theksoi faktin se do të zhvillojë një takim me komisionerin e Energjisë të Bashkimit Europian, Otinger, për ditën e enjte. Sipas tij, Krans Montata ka organizuar ndoshta një nga forumet vjetore më të suksesshme për investime në fushën e energjisë./s.s./
KOMENTE