Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Qeveria Të Mos E Fshehë Krizën, Por Të Hapë Debat Për Zgjidhjen E Saj
English

Ps: Qeveria Të Mos E Fshehë Krizën, Por Të Hapë Debat Për Zgjidhjen E Saj

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste ripërsëriti sot shqetësimin për situatën ekonomike në vend, duke i kërkuar qeverisë të mos e fshehë krizën, por të hapë debat për zgjidhjen e saj. Nënkryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Mimi Kodheli, tha se ekonomia shqiptare sot është në vështirësi, pavarësisht retorikës qeveritare. "Qeveria, në vend që të hapë një debat të gjerë me ekspertë vendas e të huaj mbi zgjidhjet e krizës, fsheh të vërtetën ekonomike të vendit", nënvizoi Kodheli. Sipas saj, "opozita shqiptare nuk është e interesuar të përkeqësojë krizën ekonomike, por si alternativë e vërtetë qeverisje, ajo është e shqetësuar për drejtimin që ka marrë ekonomia, si pasojë e keq-qeverisjes dhe papërgjegjshmërisë me financat publike e shifrat ekonomike." Kodheli vërejti se nuk janë vetëm raportet e huaja dhe vendase që e tregojnë Shqipërinë në krizë, por dhe veprimet e qeverisë flasin qartë për krizën që kryeministri nuk do ta pranojë. "Kriza aktuale nuk mund të shtyhet apo të fshihet, ajo duhet të luftohet me të gjitha mënyrat përpara", tha deputetja Kodheli. /a.s//a.ke/
KOMENTE