English

Sociale - Greqia Sërish Skenë E Grevave Masive

ATHINË, 22 qershor /ATSH-MIA/ - Në Greqi vazhdojnë grevat e organizuara nga sindikatat në shenjë proteste kundër masave të qeverisë së kryeministrit, Jorgos Papandreu për zbutjen e pasojave nga kriza aktuale financiare. Të punësuarit në hekurudhat greke edhe sot e ndërprenë punën për disa orë duke shkaktuar ndaljene plotë të transportit të udhëtarëve dhe mallrave. Përfaqësuesit e hekurudhave paralajmëruan se deri në fund të muajit planifikojnë të zhvillojnë edhe një grevë 24-orëshe, që pritet të shkaktojë probleme gjatë sezonit turistik. Dy sindikatat udhëheqëse në Greqi paralajmëruan se deri në fund të këtij muaji do të organizojnë një grevë të përgjithshme për shkak të planeve të qeverisë për masat e tjera shtrënguese në sferën sociale./ a.jor.
KOMENTE