English

Soft News - Çiuaua Trashëgon 3 Milion Dollarë, Djali I Vetëm ... Vetëm Një !!!

MAJEMI, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Një milionere amerikane nga Majemi, e cila ndërroi jetë në muajin mars në moshën 67 vjeçe, ka lënë në testamentin e saj një vullnet përmes të cilit është krijuar një fondpension prej tre milionë dollarësh për qenin e saj të adhuruar çiuaua, të quajtur Konçita dhe ka ''dënuar'' duke i lënë si trashëgimi vetëm një milion dollarë djalin e saj të vetëm, i cili është si bindur se mamaja e tij është "manipuluar". Gail Posner i ka lënë fondpesionin qenit të saj dhe i ka besuar 27 milionë dollarë personelit të shtëpisë së saj në Majemi Beach në Florida, juglindje e SHBA-së, që ata të mund të kujdesen për kafshën e vogël deri sa qeni të jetojë. Dy truproja do të ngarkohen me detyrën për të ruajtur qenin me trup jashtëzakonisht të vogël. Përgjatë kësaj kohe, Bret Carr, djali i vetëm i milioneres amerikane, ka një arsye të fortë për tu shqetësuar, duke qenë se ka përfituar vetëm një milion nga pasuria prej mbi 30 milionë dollarë e së ëmës. Siç ndodh shpesh në SHBA, historia përfundoi në gjykatë, e kërkuar nga djali dhe duhet të përcaktohet nëse mamaja e tij, e cila kishte investuar shumë për kirurgji plastike personale para vdekjes, ishte nën manipulimin e dikujt në momentin që ka vendosur lidhur me ndarjen e pasurisë së saj. "Ajo nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë nëse nuk të ta kishin manipuluar", deklaroi djali i saj për gazetën ''Miami Herald''. ''Personeli i saj ka pasur fat që "ka shfrytëzuar gjendjen e saj të paranojës dhe tendencën e saj për delir", theksoi ai. Sipas Bret Carr, mamaja e tij kishte probleme psikike që ishin rezultat i keqtrajtimeve të ushtruara nga ish-burri i saj, multimilioneri amerikan Victor Posner, aktualisht i vdekur./ /i.p/
KOMENTE