Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi B, Korea E Jugut, Barazimi Mjafton Për Kualifikim
English

Sport-Botëror/ Grupi B, Korea E Jugut, Barazimi Mjafton Për Kualifikim

TIRANË, 22 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Koreja e Jugut ka arritur një kualifikim me vuajtje, si e dyta në grupin B, pas barazimit 2-2 të arritur sonte ndaj Nigerisë së trajnerit suedez, Lars Lagerback. Në Durban, barazimi 2-2 kualifikon aziatikët që kanë qenë të zotët të përmbysim disavantazhin e fillimit pas golit nigerian të Uche Kalou në minutën e 12-të. Lee Youn Soo në minutën e 38-të dhe Park Cho Young i dhanë avantazhin e përkohshëm Koresë, por Nigeria barazoi me Yakubun pas 20 minutash, gol që e ndezi takimin deri në momentet e fundit. Nigeria largohet nga Afrika e Jugut, ndërsa Koreja e Jugut do të përballet në 1/16 me të parën e grupit A, Uruguain. Grupi B Nigeri - Korea e Jugut 2-2 Shënues: Uche 12', Yakubu 69'(p)/ Lee Youn Soo 38', Park Cho Young 49' Nigeria (4-3-3): Enyeama; Odiah, Shittu, Yobo (Echiejile), Afolabi; Etuhu, Uche, Ayila; Obasi, Yakubu, Kanu (Martins). Trajner: Lars Lagerback. Korea e Jugut (4-4-2): Jung; Cha Du Ri, Lee Young Pyo, Cho Yong Hyung, Lee Jung Soo; Kim Jung Ëoo, Ki Sung Yong (Kim Jae Sung), Park Ji Sung, Lee Chung Yong; Park Chu Young, Yeom Ki Hun (Kim Nam Il). Trajner: Huh Jung Moo
KOMENTE