English

Afrikë e Jugut 2010, Kaka i përgjigjet Maradonës

Afrikë e Jugut, 23 qershor 2010 - Kaka nuk është aspak i kënaqur nga komentet e Maradonës dhe menjëherë ka dhënë përgjigjen e tij në lidhje me atë çka kishte thënë trajneri i Argjentinës për golin e shënuar me dorë nga Luis Fabiano.

“Është tepër zbavitëse të dëgjosh që pikërisht për këtë episod komenton Mardaona. Ai është mësuar të shënojë gola të tillë”, - deklaroi braziliani në një konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu shtoi dhe në lidhje me kartonin e kuq që u ndëshkua në ndeshjen me bregun e Fildishtë ku pohoi se gjithçka erdhi si rrjedhojë e një stimulimi të lojtarit kundërshtar.

r.b/NOA

KOMENTE