Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Austria Mbështet Liberalizimin E Vizave Për Qytetarët Shqiptarë
English

Austria Mbështet Liberalizimin E Vizave Për Qytetarët Shqiptarë

- Ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë, Znj. Maria Fekter, u prit në takim në Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha - TIRANË, 23 Qershor /ATSH- Mira Shkurta / - Austria mbështet liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti. Deklarata erdhi sot në Tiranë nga Ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë, Znj. Maria Fekter, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha. "Jam e bindur se Shqipëria do të marrë në vjeshtë atë që pret nga Komisioni Europian, vendimin final për liberalizimin e vizave", u shpreh ministrja Fekter. "Bashkëpunimi Austri -Shqipëri në shumë fusha funksionin shumë mirë. Ne e mbështesim Shqipërinë në të gjitha hapat që ndërmerr për masat e sigurisë dhe në këtë kuadër do të përmendja Regjistrin Themeltar të Shtetasve, në kuadrin e të cilit pergatiten pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, kur një nga përparësitë e regjistrit është shmangia e keqpërdorimit të identitetit të shtetasve". Fekter tha gjithashtu se në të gjithë Rajonin duhet të ketë një bazë ligjore, strategjitë duhet të jenë të përafërta dhe të dhënat në sistemin e drejtësisë të jenë të sakta . Ministri Basha informoi ministren Fekter mbi arritjet e deritanishme në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, në fushën e sigurisë së kufijve dhe në fushën e dokumentave të identitetit. Ministri Basha e informoi homologen e tij austriake edhe për propozimin për Ligjin për Policinë Gjyqësore, i cili sapo kaloi për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, vënien në efektivitet të plotë të ligjit për Konfiskimin e Aseteve Kriminale, rezultatet në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore si dhe narkotrafikut etj. Basha falenderoi Znj. Fekter për mbështetjen që Austria i dha Shqipërisë në mbledhjen e fundit të Këshillit të ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të BE-së, për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Basha e informoi gjithashtu Znj. Fekter për përfundimin Strategjisë për rintegrimin e të riatdhesuarve, plan-veprimin së bashku me kostot përkatëse, si dhe hapat e ndërmarrë për plotësimin e dy kritereve të tjera shtesë. Një tregues tjetër i bashkëpunimit mes të dy vendeve në fushën e rendit e të sigurisë është edhe adoptimi nga Shqipëria i projektit "ILECU". "Shqipëria bëhet vendi i parë europian që adopton modelin e propozuar dhe sponsorizuar nga Qeveria Federale Austriake ILECU, model i cili parashikon ndërthurrjen e të gjitha shërbimeve të komunikimit bilateral me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in në një njësi të vetme operative, në një komandë të vetme duke përmirësuar dhe rritur efiçencën e komunikimit me partnerët tanë", u shpreh ministri Basha. Duke vlerësuar se Shqipëria mund të merret si shembull i implementimit të praktikave më të mira nëpërmjet ILECU-t nga vendet e tjera të rajonit, ministrja Fekter gjatë konferencës për shtyp, informoi edhe ftesën që Shqipëria të bëhet anëtare themeluese e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Ndërsa mirëpriti këtë ftesë dhe shprehu vullnetin për të marrë pjesë si anëtare e këtij projekti, ministri Basha informoi se Shqipëria mori sot një çmim nga OKB në fushën e transparencës së administrates, si vendi i parë në botë që zotëron 100% prokurime elektronike. /a.ke/
KOMENTE