Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 23 Qershor
English

Axhenda Ndërkombëtare 23 Qershor

--------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ PRETORIA/PORT-ELIZABETH/NELSPRUIT/JOHANESBURG - Pas eleminimit të ekipeve vendëse të Afrikës së Jugut, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Francës, Algjeria dhe Ghana do të përpiqen ta kërkojnë kualifikimin përkatësisht përballë Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Kampionatin botëror të Futbollit. - GRUPI C - Në Pretoria: Shtetet e Bashkuara - Algjeri (14:00), në Port-Elizabeth: Slloveni - Angli (14:00). GRUPI D - Në Nelspruit : Australi - Serbi (18:30), në Johanesburg : Gjermani - Ghana (18:30). PARIS/KNYSNA (Afrika e Jugut) - Ndjekje e eleminimit të Francës, pas një gare shkatërruese dhe një krize të paprecedentë që e tejkaloi kuadrin sportiv dhe shënoi divorcin e vendit me ekipin kombëtar, i kritikuar për zbehjen e imazhit të saj. UASHINGTON - Gjeneral Stanley McChrystal, komandant i trupave të NATO-s në Afganistan, i thirrr në Shtëpinë e Bardhë pas deklaratave ofenduese për administratën e presidentit Barack Obama, i cili mbledh ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar përAfganistanin dhe Pakistanin TË TJERA -------------- MINSK/MOSKË/BRUKSEL - Ndjekje e krizës së gazit mes Rusisë dhe Bjellorusisë që po acarohet dhe ka filluar të shqetësojë Evropën, një pjesë e furnizimeve të të cilës me gazin rus varet nga tranziti nëpër territorin bjellorus, për të cilat Minsku njoftoi të hënën pezullimin. Në Bruksel, takim mes komisionerit evropian për energjinë Günther Oettinger dhe ministrit ukrainasn të Energjisë Yuriy Boyko me konferencë shtypi e parashikuar për në orën 15:00. NJU ORLINS/UASHINGTON - Ndjekje e situatës së shtresës së naftës e shkaktuar nga shpërthimi i platformës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës. - Në Uashington, audicion në Dhomën e përfaqësuesve për sigurinë e punonjësve të platformave në det (14:00). SAN FRANÇISKO - Presidenti rus Dmitri Medvedev vazhdon vizitën në Silicon Valley, një prej zanafillave të teknologjive të informatikës dhe internetit në Shtetet e Bashkuara. Fjalim në Universitetin e Stenfordit në orën 23:00. PEKIN - Ndjekje e operacioneve të ndihmës në Kinë ku përmbytje të mëdha kanë shkaktuar vdekjen e 199 personave dhe zhdukjen e 123 të tjerëve në qendër dhe në jug të vendit. VJENË - Publikohet raporti i përvitshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për luftën kundër drogës dhe kriminalitetit (ONUDC) në orën 14:00. OTTAWA - Fillon vizita e presidentit kinez Hu Xintao në Kanada (deri më 25). UASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak (17:30). UASHINGTON - Ndjekje e mbledhjes dyditore të komitetit të politikave monetare të bankës qendrore amerikane. Analistët janë të bindur se Fed-i do të mbajë përqindjet në kuotat e tanishme, por tregjet mezi presin të dëgjojnë vlerësimin e bankierëve të bankave qendrore për ekonominë 18:15. JERUSALEM/RAMALLAH - Ndjekje e reagimeve pas njoftimit nga bashkia izraelite për një projekt arkeologjik të polemizuar në Jerusalemin Lindor që kërcënon shkatërrimin e rreth 20 shtëpive palestineze. BRATISLAVË - Presidenti Ivan Gasparovic takohet me kryeministrin e deritanishëm Robert Fico (09:30), më tej me lideren e opozitës Iveta Radiçova (11:00). OSH/BISHKEK/VJENË - Tensionet etnike mbeten të forta në Kirgizistan disa ditë përpara referendumit për një Kushtetutë të re dhe dhënies së ndihmës për mijëra refugjatët dhe të shpërngulurit po has në vështirësi. - Në Vjenë, konferencë shtypi e ambasadores së Kirgizistanit në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE, Lydia Imanalieva, për situatën në vendin e saj përpara referendumit të 27 qershorit. VJENË - Objektivat e Mijëvjeçarit për zhvillimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB): konferencë shtypi për bilancin e vitit 2010. MADRID - Hose Luis Rodriguez Zapatero paraqet përpara parlamentit bilancin e presidencës spanjolle të BE-së që përfundon në fund të muajit. /I.Pu.
KOMENTE