Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Miratimi i rezolutës për vizat, votë historike e PE për qytetarët e Shqipërisë
English

Berisha: Miratimi i rezolutës për vizat, votë historike e PE për qytetarët e Shqipërisë

Tiranë, 23 Qershor, NOA – “Miratimi i rezolutës për Shqipërinë sot në Parlamentin Evropian, përbën një votë historike për qytetarët e saj. Ndaj dua t’i falënderoja europarlamentarët dhe t’u shpreh mirënjohjen e thellë për votëbesimin e shkëlqyer që dhanë ndaj qytetarëve shqiptarë”.

Me këto fjalë gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur miratimin në komisionin e Jashtëm të PE-së e rezolutës për procesin integrues të Shqipërisë, e cila parashikon liberalizimin e afërt të vizave me Bashkimin Evropian, brenda vitit 2010.

Sipas tij, “dita e sotme shënon një arritje madhore në procesin e heqjes përfundimtare të vizave, proces ku sipas Traktatit të Lisbonës, Parlamenti Evropian ka një zë përcaktues”.

“Votimi i sotëm ishte solidaritet i ndershëm dhe miqësor i përpjekjeve të qeverisë dhe gjithë institucioneve të vendit, të cilat me përkushtim të madh kanë punuar për të kthyer në realitet të gjitha kërkesat e Udhërrëfyesit”, tha më tej kreu i qeverisë.

Pa fshehur gëzimin e tij për këtë ngjarje, Berisha nënvizoi se “ka qenë pikërisht ky seriozitet i qeverisë dhe institucioneve shqiptare, si edhe reformat e thella të cilat zhdukën çdo lloj hezitimi për t’u dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen qytetarëve shqiptarë”.

“Por edhe i seriozitetit të madh me të cilin ne e kemi trajtuar këtë çështje për t’u garantuar qytetarëve një dimension të madh, atë të lëvizjes pa viza në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Në fund, këtë çështje ai e përmbylli duke thënë se “procesi është i pandalshëm dhe se qeveria do të angazhohet për të zbatuar edhe tre rekomandimet e Komisionit Evropian të njoftuara nga komisionerja Malstrom”.

n.e/NOA

KOMENTE