English

Bregu: Integrimi, I Rëndësishëm Kontributi I Opozitës Në Parlament

TIRANE, 23 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Pas miratimit të rezolutës në PE për liberalizmin e vizave për Shqipërinë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila vëzhgoi nga afër në Bruksel procesin e votimit, deklaroi sot në një media televizive se "tashmë i rëndësishëm është fakti që opozita ndodhet në parlament". Duke përshëndetur europarlamentarët për votimin unanim të Rezolutës për Shqipërinë, Bregu tha se "opozita ka marrë pozicionet e saj në të gjitha komisionet parlamentare dhe drejton si asnjëherë tjetër në historinë 20- vjeçare të pluralizmit shqiptar, 3 komisione parlamentare". Sipas saj ka vende në Europë, që opozita nuk drejton asnjë komision parlamentar, sepse ruajnë idenë e proporcionalitetit në parlament. Ministrja Bregu nënvizoi faktin se"për ne, ka rëndësi që situata të funksionojë". Lidhur me situatën ekonomike, pavarësisht rritjes së veçantë që shënon Shqipëria, ajo tha se "duhet treguar kujdes për të ardhmen. "Sigurisht që kërkohet një kujdesje, nuk mund të prisnim, apo qoftë ndonjë vend anëtar pret ndonjë paragraf me zbukurime përsa i përket ekonomisë, ndërkohë që Shqipëria vlerësohet për këtë rritje ekonomike", përfundoi ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu./n.m/
KOMENTE