English

Deputetët çojnë Sejdiun në Kushtetuese

Prishtinë, 23 Qershor, NOA – Mbi 30 deputetë kosovarë pritet ta çojnë kreun e shtetit të tyre, Fatmir Sejdiu, për gjykim para Gjykatës Kushtetuese.

Fjala është për çështjen e ngritur prej tyre nëse ai është duke bërë shkelje me mbajtjen e postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjë për të cilën ata kërkojnë që një pozicion i tillë i paqartë të interpretohet patjetër nga Gjykata Kushtetuese për t’u sqaruar dhe argumentuar nëse është i ligjshëm nga ana e kushtetueshmërisë.

Iniciuesi i kësaj çështje, është deputeti Naim Rustemi, i cili ka vendosur që kërkesën e tij të mos e procedojë gjithsesi në Gjykatën Kushtetuese pa i mbledhur edhe nënshkrimet e deputetëve të tjerë të interesuar.

Ndërkaq, thuhet se kjo gjë ka mbetur vetëm çështje ditësh, pasi deri tani janë mbledhur mbi 30 nënshkrime të deputetëve të cilët kërkojnë patjetër përgjigje nga Kushtetuesja nëse kreu i shtetit është duke e shkelur ose jo Kushtetutën, përmes mbajtjes së postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE