Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Rritja E Pagave Dhe Pensioneve, Pozitive Në Kushtet E Krizës Financiare Globale
English

Ekon-Rritja E Pagave Dhe Pensioneve, Pozitive Në Kushtet E Krizës Financiare Globale

-Deklaron për ATSH-në eksperti i ekonomisë, Ardian Civici- TIRANE, 23 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht rektor i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.As.Dr Ardian Civici, në një intervistë për ATSH-në, vlerësoi pozitive vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, pasi sipas tij, çdo rritje pagash dhe pensionesh sjell efekte pozitive për shtresa apo grupe sociale të caktuara. Civici i bën thirrje qeverisë të jetë e kujdesshme në masën e borxhit që do të kërkojë në tregun e brendshëm, për të mos cënuar dhe kreditë për individë dhe biznesin privat, duke qënë se burimi kryesor i rritjes ekonomike të paktën në masën 60-70% ka ardhur nga kredia bankare. Ai theksoi se shkurtimet që pritet të ndërmarrë qeveria në buxhet kushtëzohen nga dy faktorë: së pari nga domosdoshmëria e ekuilibrimit të financave publike dhe nga fakti që realizimi i të ardhurave në buxhet nuk është në nivelet e parashikuara. Përsa i takon thirrjes së ministrit të Financave dhe Guvernatorit të BSH-së për ulje të normave të kredisë nga sistemi bankar, Civici tha se reagimi i fundit i Guvernatorit ishte në sensin që bankat e nivelit ë dytë duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të reagojnë më pozitivisht dhe direkt karshi politikës monetare të BSH-së. Sipas tij, nëse ato do të reagojnë në këtë sens priten efekte pozitive përsa i përket normave të interesit dhe shërbimeve të sektorit bankar në Shqipëri. ATSH: Z.Civici sa reale është rritja e pagave dhe pensioneve që pritet të ndërmerret nga qeveria, duke filluar nga muaji korrik, parë kjo në kushtet e krizës ekonomike financaire globale? A. Civici: Çdo rritje pagash dhe pensionesh, sado e vogël që të jetë, ka efekte pozitive për ato shtresa apo grupe sociale që e përfitojnë, sidomos sektori publik, që preket direkt nga kjo rritje pagash. Natyrisht rritja e pagave bëhet e përshkallëzuar dhe në rastet e një situate të vështirë ekonomike, që gjendet Shqipëria, është e natyrshme që rritjen më të lartë do ta kenë pagat e ulëta dhe pensionet e fshatit dhe do të rriten më pak pagat e mesme dhe akoma më pak pagat e larta, duke bërë edhe një ngushtim të diferencës së pagave. Parë nga pikpamja e përgiithshme çdo rritje pagash në çdo moment që bëhet, nga çdo lloj qeverie është pozitive, sepse shkon direkt për rritjen e mirëqënies së njerëzve dhe krijon një mundësi më shumë për fuqinë e tyre blerëse dhe indirekt ndikon edhe në rigjallërimin e ekonomisë ë vendit . Rritja e pagave shihet nga dy pikpamje: ajo absolute dhe ajo relative. Në sensin absolut është thjesht sa përqind rritet paga dhe nga pikpamja relative kjo rritje e pagave shihet e krahasuar me nivelin e inflacionit dhe nivelin e rritjes së çmimeve apo probleme të tilla të ngjashme si këto. Në rastin tonë mendoj që është shumë pozitive nga pikpamja absolute, ndërsa nga pikëpamja relative, ashtu siç përmendet shpesh si plotësimi i asaj që vjen nga efekti i inflacionit, është diçka më shumë, por gjithsesi duhet t'a pranojmë që është një rritje pagash modeste, pse jo edhe një tentativë politike populiste në këto momente për të rritur pagat, por që në substancë nuk besoj që do të ketë efekte negative. Rritja e pagave në këtë pikë mendoj që bën përjashtim nga shumë vende të botës të paktën atyre që janë në faqet e para të mediave dhe diskutimeve politike për masat që po marrin. Jemi i vetmi vend që po bëjmë një rritje pagash. Natyrisht kjo është një zgjedhje e qeverisë, e cila argumentohet me faktin që financat tona kanë mundësi të përballojnë një politikë të tillë, ndërkohë që ka edhe shumë reagime nga krahu i opozitës se kjo është nje politikë populiste që bëhet në këto momente për t'iu shmangur detyrimit për të deklaruar se vendi ka probleme, është prekur nga kriza. Gjithësesi, parë në tërësinë e saj, mendoj se eshtë një masë e mirëpritur te njerëzit. Vërtet ne bëjmë një debat politik, ka shqetësime lidhur me financat publike, me borxhin, por nuk duhet të harrojmë që janë një masë e madhe njerëzish, një kategori sociale, përfshirë këtu edhe pensionistët, që janë të varur nga madhësia e pensionit apo pagës për të garantuar nivelin e jetesës dhe fuqinë e tyre blerëse dhe çdo rritje pagash dhe pensionesh përderisa shkon pozitivisht për këto shtresa, duhet parë pozitive për të gjithë ne. Rritja e pagave nuk ka nevojë të bëhet objekt i luftës politike. Të gjithë duhet të jenë të interesuar që rritja e pagave dhe pensioneve të bëhet kurdo që është e mundur.(VIJON)/s.s./ .
KOMENTE