Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Juan: Kursi Bazë I Juanit Në Rënie Në Krahasim Me Një Ditë Më Parë
English

Ekonomi - Juan: Kursi Bazë I Juanit Në Rënie Në Krahasim Me Një Ditë Më Parë

PEKIN, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore kineze caktoi sot një kurs bazë të juanit në rënie në krahasim me një ditë më parë, njofton ajo në një komunikatë në faqen e saj të internetit. Kursi i sotëm është 6,8102 juanë për një dollar, në vend të 6,7980 juanë ditën e djeshme, që përbën një rënie prej 0,18 për qind. Kursi bazë përfaqëson pragun rreth të cilit monedha kineze luhatet çdo ditë, në një kufi prej rreth 0,5 për qind për sa i takon dollarit. Banka Qendrore la të kuptohej në fundjavë qëllimin për të rifilluar me një vlerë këmbimi më elastike duke përjashtuar lëvizje shumë të shpejta. Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner e përshëndeti dje këtë angazhim, duke e këshilluar Pekinin ta vërë në zbatim këtë vendim me "forcë". Partnerët tregtarë të Kinës, sidomos Shtetet e Bashkuara, i kanë shtuar presionet muajt e fundit në favor të vlerësimit të juanit. Ata theksojnë se nënvlerësimi i tij ul artificialisht çmimet e eksporteve të Kinës dhe sjell destabilitet në ekonominë botërore. /I.Pu.
KOMENTE