Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grossruk: Me rezolutën, PE vlerësoi ecurinë e reformave për liberalizimin e vizave
English

Grossruk: Me rezolutën, PE vlerësoi ecurinë e reformave për liberalizimin e vizave

Tiranë, 23 qershor, NOA – Miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian është një arritje e madhe dhe e merituar për qytetarët shqiptarë.

Ajo, së bashku me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i dedikohet reformave të thella dhe të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kështu ka bërë me dije në Tiranë, kryetari i grupit të Miqësisë në Parlamentin Austriak, Volfgang Grossruk, gjatë një takimi të veçantë me kryeministrin Sali Berisha.

Grossruk ndër të tjera, e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe rikonfirmoi vendosmërinë e Austrisë për të vazhduar të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare dhe për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Grossruk për këtë gjest bujar dhe vlerësoi punën e grupit të miqësisë Austri-Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe të shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke theksuar se shqiptarët janë shumë krenar për këtë miqësi.

Në takim u rikonfirmua edhe njëherë angazhimi dhe vendosmëria e dy vendeve për të vijuar dhe më tej bashkëpunimin në dobi të së mirës të dy popujve.

n.e/NOA

KOMENTE