Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Shifrat Zyrtare Flasin Për 240 Të Vdekur
English

Kirgistan - Shifrat Zyrtare Flasin Për 240 Të Vdekur

MOSKË, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Përleshjet ndëretnike që tronditën kohët e fundit jugun e Kirgistanit kanë shkaktuar vdekjen e 240 personave, njoftoi sot Ministria kirgize e Shëndetësisë, cituar nga agjencia e lajmeve Akipress. Numri i të plagosurve ka arritur në 2194, prej të cilëve 1027 ende të shtruar në spitale, ndërsa 1616 të tjerët kanë marrë trajtime ambulatore. Përleshjet ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve, që zgjatën rreth një javë, nisën mbrëmjen ndërmjet 10 dhe 11 qershorit në jug të Kirgistanit, kryesisht në qytetin Osh, bastioni i presidentit të rrëzuar Kurmanbek Bakiev, që pas revoltës së opozitës gjeti strehim në Bjellorusi. Sipas të dhënave jozyrtare, numri i viktimave mund të ketë arritur në 2000 persona. /e.v/
KOMENTE