Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i BE Lohan mbikëqyr ndihmat evropiane në Shqipëri
English

Kreu i BE Lohan mbikëqyr ndihmat evropiane në Shqipëri

Korçë, 23 Qershor 2010 NOA Alba Filipi - Ambasadori Lohan viziton Voskopojën për të parë nga afër ndihmën e Bashkimit Evropian me autoritetet lokale, banorët, shoqërinë civile dhe biznesin, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan fillon nesër më 23 qershor 2010, një tur dy ditor në Voskopojë ku do të shohë nga afër rezultatet e projektit prej gjysmë milioni Euro të financuar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të komunës.

Gjatë vizitës së tij Ambasadori Lohan po i kushton një vëmendje të veçantë ndikimit të projektit në jetën e banorëve dhe fermerëve si dhe në trashëgiminë kulturore të zonës.

Që nga fillimi i nëntorit 2007, projekti “Krijimi i një plani strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të Komunës së Voskopojës” ka punuar për të krijuar kushtet e duhura për zhvillimin e bujqësisë, promovimin e trashëgimisë lokale natyrore, historike dhe kulturore si dhe në zhvillim e turizmit.

Projekti synon të krijojë dhe forcojë strukturat e komunitetit lokal në mënyrë që ta drejtojë zhvillimin drejt përfshirjes së komunitetit.

Gjatë zbatimit të tij projekti ka mundësuar rritjen në bujqësi, prodhimin e mjaltës dhe produkteve të artizanatit dhe në zhvillimin e kapaciteteve të turizmit.

Zbatimi i projektit do të vazhdojë deri në 2012, në partneritet me autoritetet vendore dhe Shoqatën e Zhvillimit të Bujqësisë të Zonave Malore (ADAD).

r.n/NOA

KOMENTE