Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Legaliteti: Privatizimet, të fitojnë direkt të përndjekurit politikë dhe pronarët e tjerë
English

Legaliteti: Privatizimet, të fitojnë direkt të përndjekurit politikë dhe pronarët e tjerë

Tiranë, më 23 qershor 2010 NOA - Partia “Lëvizja e Legalitetit” vlerëson veprimin e koalicionit qeverisës për privatizimin e disa objekteve shtetërore dhe e konsideron atë si një veprim të dobishëm për rritjen e peshës së sektorit privat në ekonominë e vendit dhe rritjen e impulseve të zhvillimit ekonomik.

Nënkryetari i PLL Murat Basha duke folur sot para mediave tha se “si një parti e ndjeshme karshi fateve të vendit dhe përfaqësuese e interesave të të përndjekurve politikë dhe pronarëve, partia “Lëvizja e Legalitetit” kërkon nga koalicioni qeverisës që të marrë në konsideratë mundësinë që një pjesë e këtyre pronave të privatizohen drejtpërsëdrejti nga të përndjekurit politikë dhe pronarët e tjerë të cilët deri më sot nuk kanë përfituar asgjë nga dëmshpërblimi apo kthimi i pronave.

PLL mendon se është koha që të shikohen me sy kritik proceset e deritanishme të privatizimeve, dëmshpërblimeve apo rikthimit dhe kompensimit të pronave dhe të merret çdo masë korrigjuese për mangësitë e konstatuara.

“PLL i përmbahet pikëpamjes se në privatizimin e pronave publike duhet rritur aksesi i asaj shtrese e cila jo vetëm është pronarja më e afërt dhe e ligjshme, por edhe si shtresa që u shtyp egërsisht gjatë diktaturës komuniste dhe u diskriminua padrejtësisht pas viteve ’90”, - tha z.Basha.

“Është në nderin e koalicionit qeverisës që të shprehë vlerësim dhe mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e të përndjekurve dhe pronarëve. Për këtë arsye është e domosdoshme që t’i krijohet hapësira e nevojshme edhe këtyre njerëzve për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe njëkohësisht t’u ngushtohen hapësirat apo dhe priten krahët të korruptuarve dhe atyre që janë pasuruar padrejtësisht gjatë 20 viteve të fundit”, - përfundoi z.Basha.

r.n/NOA

KOMENTE