Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Rezoluta E Pe-Së Konfirmon Angazhimin E Be-Së Për Shqipërinë
English

Meta: Rezoluta E Pe-Së Konfirmon Angazhimin E Be-Së Për Shqipërinë

TIRANE, 23 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ . - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vleresoi sot se "rezoluta e miratuar sot nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian konfirmon angazhimin e BE-së për Shqipërinë". Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Meta e konsideron rezolutën një hap pozitiv drejt liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. "Rezoluta njeh progresin e madh të bërë nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe konfirmon angazhimin e plotë të BE për Shqipërinë", u shpreh Meta. Ai deklaroi edhe se "tre nën-çështjet e mbetura do të përmbushen shumë shpejt dhe se qytetarët shqiptarë do të lëvizin në BE pa viza brenda vitit 2010". Njëkohësisht, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta mirëpriti qëndrimin e eurodeputetëve për të unifikuar qëndrimin e vendeve të BE ndaj Kosovës si dhe për të inkurajuar Komisionin që të fillojë dialogun me Prishtinën lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Ndërsa në lidhje me situatën politike në vend, Meta përsëriti qëndrimin për dialog konstruktiv dhe konkret mes të gjithë faktorëve, si një domosdoshmëri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Meta i bëri thirrje edhe një herë opozitës të kontribuojë për integrimin e vendit, ndërsa deklaroi se "PE përmes kësaj rezolute konfirmon qëndrimin për respektimin e Kushtetutës dhe transparencës, si shtylla të çdo zgjidhjeje të mundshme". Nëpërmjet Rezolutës së sotme, Komisioni i Jashtëm i PE-së përshëndeti miratimin më 27 maj të propozimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Rezoluta i bën thirrje Komisionit Europian të verifikojë përmbushjen e çështjeve të mbetura dhe u kërkon faktorëve politikë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, përfshirë dhe diskutimet për një ligj të ri zgjedhor, i cili do të garantojë transparencën e plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Rezoluta e PE thekson se zgjidhja për ngërçin mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe parimet e transparencës./n.m/
KOMENTE