English

Mollas, Elbasan, arrestohen tre adoleshentë, prishën rrjetin e ujësjellësit të fshatit

Elbasan, 23 qershor, NOA – Të dëmtosh rrjetin e ujësjellësit të fshatit ku banon, do të thotë të lësh pa ujë një fshat të tërë, dhe kur këtë veprim e bëjnë dy adoleshentë dhe një i mitur, nga e njëjta familje lë një shije vërtet të dhimbshme, deri deri një mllef që të rinjtë kanë mundur t’i japin një formë kërcënuese publike.

Identifikimi dhe arrestimi i tre të rinjve sot nga policia e Elbasanit, i 16 vjeçarit D.M; 15 vjeçarit J.M. dhe 12 vjeçarit D.M, të tre banorë nga fshati Mollas i Elbasanit, e sipas burimeve nga policia pjesëtarë të së njëjtës familje, u bë sepse në 21 qershor, kanë shkatërruar rrjetin ujësjellës të fshatit, duke e prerë atë me mjete rrethanor.

Policia bëri të ditur se pas këtij veprimi të paligjshëm, tre të miturit kanë dëmtuar edhe disa aksesorë të tjerë, që i përkitnin këtij rrjeti.

Tashmë policia po punon për të gjetur shkaqet që i shtynë tre të rinjtë të shkatërronin rrjetin e ujësjellësit, që solli edhe çrregullime të furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën Mollas të Elbasanit.

Ndaj tre të rinjve, prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën për shkatërrimin e rrjetit të ujësjellësit në bashkëpunim, një vepër penale që parashikohet nga neni 159 e 25, i Kodit Penal.

mit/NOA
KOMENTE