Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjyra e makinës, përcaktuese e personalitetit dhe rrezikut të aksidenteve
English

Ngjyra e makinës, përcaktuese e personalitetit dhe rrezikut të aksidenteve

Madrid, 23 Qershor, NOA – Ngjyra e makinës është përcaktuese jo vetëm për personalitetin tonë, por edhe shkallën e rrezikut të aksidenteve që mund të kryejmë me të.

Një fakt të tillë e pohon një studim nga dega e Psikologjisë, Universiteti Carlos III në Madrid, sipas të cilit me zgjedhjen e ngjyrës, një automjet flet qartë për personalitetin e shoferit.

Kështu, ngjyrat e kuqe dhe të verdha të makinës janë të shoqëruara me një personalitet të qeshur dhe të papjekur të njerëzve që i ngasin ato, ndërsa makinat me ngjyrë gri dhe të zezë të kujtojnë personat më të qëndrueshëm dhe të pjekur.

Ndërkaq, një studim i ngjashëm i kryer nga hulumtuesit e universitetit të Melburnit, me tregon sesi zgjedhja e ngjyrës së makinës përveçse konotacioneve psikologjike të shoferit, përcakton edhe nivelin e aksidenteve.

Rezultati? Ngjyra e zezë është më e rrezikshme.

Kjo sepse përveç faktit që dallohet me më shumë vështirësi, mbahet nga njerëz të fortë që ecin shpejt, ndryshe nga ata me të kuqe apo të verdhë që preferojnë të bëjnë akrobacia në rrugë.

n.e/NOA

KOMENTE