Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE-KQZ mbledhin në tryezë komisionerët për problematikat e zgjedhjeve
English

OSBE-KQZ mbledhin në tryezë komisionerët për problematikat e zgjedhjeve

Tiranë, 23 qershor 2010 – Komisionerët e zgjedhjeve do të diskutojnë një forum për çështjet e administrimit të zgjedhjeve, në një forum të iniciuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me ndihmën e prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të OSBE-së sipas të cilave, në këtë forum, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvojën e tyre në administrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.

Sikundër, ata do të diskutojnë lidhur me sfidat e hasura dhe do të dalin me sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të aspekteve teknike të administrimit të zgjedhjeve.

“Kjo veprimtari shërben, gjithashtu, për të forcuar lidhjen mes KQZ-së dhe komisioneve të nivelit të mesëm jashtë periudhës zgjedhore”, citojnë burimet e OSBE-së.

Konkretisht, ndër pjesëmarrësit e këtij forumi do të jenë 50 kryetarë dhe nënkryetarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilët përfaqësojnë më shumë se një të tretën e numrit të përgjithshëm të këtyre komisioneve, si dhe përfaqësues të organizatave vendase që merren me çështjet zgjedhore.

n.e/NOA

KOMENTE