Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbledhje - Afganistan - Mcchrystal Pranë Shkarkimit Pas Gafës Në Një Intervistë
English

Përmbledhje - Afganistan - Mcchrystal Pranë Shkarkimit Pas Gafës Në Një Intervistë

- Deklaroi se presidenti "është i papërgatitur"; Obama reagon me ashpërsi - UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Gjenerali Stanley McChrystal, komandanti i forcave të SHBA-së në Afganistan, është shumë pranë shkarkimit nga detyra. Gjenerali është thirrur në Uashington për të dhënë shpjegime mbi një intervistë për revistën "Rolling Stone", për të cilën ka dhënë disa deklarata negative dhe fyese për eksponentë të administratës Obama. Sipas disa burimeve gjenerali tashmë i ka ofruar dorëheqjen Pentagonit. Por presidenti Obama, pavarësisht se deklaratat e McChrystal i ka cilësuar si të pa menduara mirë, konfirmoi dje nga Shtëpia e Bardhë se "synon ta dëgjojë gjeneralin para se të merrte një vendim përfundimtar për fatin e tij". Në mbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, që do të zhvillohet sot, gjenerali do të përballet me ata për të cilët komentoi negativisht gjatë intervistës për revistën "Rolling Stone". Në artikullin e revistës gjenerali shprehe "zhgënjim për presidentin Obama" të cilin e cilëson si "pak të përgatitur dhe pak të angazhuar", e cilëson si "një kloun" këshilltarin për sigurinë kombëtare James Jones, ironizon për zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden me lojëra fjalësh të turpshme me mbiemrin e tij, e cilëson si tradhtar ambasadorin e SHBA-së në Kabul, Karl Eikenberry për një sekret të bërë publik, u shpreh me fjalë poshtëruese për anëtarë të tjerë të administratës Obama, përfshi të dërguarin special për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, që sipas tij ai është një "kafshë e plagosur". Presidenti Obama reagoi ashpër dhe me zemërim për fjalët e shprehura nga gjenerali dhe urdhëroi rikthimin e tij të menjëhershëm në Uashington për një bisedim kokë më kokë. Sipas Shtëpisë së Bardhë gjenerali "ka bërë një gabim të rëndë dhe të gjitha opsionet do të merren në konsideratë, përfshi shkarkimin e tij nga detyra". Megjithatë gjenerali kërkoi falje menjëherë: "Ishte një gabim i rëndë që reflekton mungesë kapaciteti për të gjykuar. Kam një respekt dhe admirim shumë të madh për presidentin Obama dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare". McChrystal e shkarkoi menjëherë nga detyra zëdhënësin e tij për shtyp dhe i telefonoi menjëherë personat për të cilët ironizoi duke kërkuar ndjesë. Edhe presidenti afgan Hamid Karzai u përpoq ta mbështesë, por ishte tepër vonë, dëmi ishte bërë. McChrystal, në fakt, ishte kontaktuar menjëherë nga shefat e tij në Pentagon. Ministri i Mbrojtjes, Robert Gates, e cilësoi intervistën e gjeneralit si një gabim të rëndë, duke shprehur shqetësim për përmbajtjen dhe theksoi se "nuk mund të ketë progres në luftën e e Afganistanit nëse nuk qëndrohet i bashkuar me të njëjtin qëllim". Sipas disa burimeve, gjenerali i ka paraqitur dorëheqjen Pentagonit. Ndërsa nga Kongresi ishin të shumtë ata që kërkuan shkarkimin e tij. Dhe ky incident nuk mund të ndodhte në një moment më të keq se ky për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë, që prej javësh është tronditur nga tragjedia ambientale në Gjirin e Meksikës, një krizë ende e pazgjidhur. Një situatë që e detyron presidentin Obama të reagojë në mënyrë akoma më të vendosur për gjeneralin "rebel", pavarësisht se kjo do të thoshte një ndryshim i konsiderueshëm në drejtimin e luftës në Afganistan pikërisht kur konflikti po kalon një fazë shumë delikate. McChrystal e mori detyrën një vit më parë në mënyrë dramatike: Pentagoni, i pakënaqur me zhvillimet e luftës, e shkarkoi gjeneralin David McKierman. Por edhe McChrystal ishte në telashe pasi u bë protagonisti i një fushate mediatike shumë publike, ndërkohë që Obama reflektonte për strategjinë e re për Afganistanin, McChrystal kërkonte një shtim të konsiderueshëm të trupave amerikane. Dhe në fund kërkesa e tij u plotësua, por vetëm pasi u thirr nga presidenti Obama në bordin e Air Force One, në pistën e aeroportit të Kopenhagës, për një bisedë të ngushtë. Mëkati i tij: u shpreh në publik për diçka që duhej ta thoshte në mënyrë private. /e.v/
KOMENTE