English

Rusi - Shpërthim Në Një Bazë Ushtarake, Një I Vdekur Dhe 23 Të Plagosur

MOSKË, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Të paktën një ushtar ka gjetur vdekjen dhe 23 të tjerë janë plagosur për shkak të shpërthimit të dy kamionëve që transportonin barut gjatë një operacioni transporti të municioneve të vjetruara në poligonin e shkollës së artilerisë së Riazan, 180 kilometra në juglindje të Moskës, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Shkaqet e incidentit janë ende të panjohura. /e.v/
KOMENTE