Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Mcchrystal Mbërrin Në Pentagon, Shtëpia E Bardhë Shqyrton Pasuesit
English

Shba - Mcchrystal Mbërrin Në Pentagon, Shtëpia E Bardhë Shqyrton Pasuesit

NJU JORK, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Pentagonit një listë me pasues të mundshëm në rastin e shkarkimit nga detyra të gjeneralit Stanley McChrystal nga komanda e trupave të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, njofton CNN. Ndërkohë gjenerali ka mbërritur në Pentagon ku do të ketë një takim me Robert Gates dhe me kreun e shtabit të përgjithshëm, admirali Mike Mullen. Pas këtyre takimeve McChrystal do të takohet me presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Pas bisedimit me presidentin, McChrystal do të marrë pjesë në një mbledhje në "Situation Room" të Shtëpisë së Bardhë me Obamën dhe anëtarët e Këshillit të Luftës që përfshin shumë anëtarë të administratës që u fyen nga deklaratat e gjeneralit për revistën "Rolling Stone". Kjo mbledhje është në program të zhvillohet në orën 11:35 (me orën lokale). /e.v/
KOMENTE