Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sllovaki - Liberalja Raricova Ngarkohet Me Formimin E Qeverisë Së Re
English

Sllovaki - Liberalja Raricova Ngarkohet Me Formimin E Qeverisë Së Re

BRATISLAVË, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti sllovak, Ivan Gasparoviç njoftoi sot në Bratislavë se i kishte kërkuar lideres liberale Iveta Radicova të Union Kristiandemokrat Sllovak, (SDKU), të formojë qeverinë e re, pas zgjedhjeve legjislative të 12 qershor. "I kam kërkuar Radicovës të formojë një qeveri të re", deklaroi Gasparoviç, gjatë një konference të shkurtër për shtyp. ''Ky mision duhet të jetë përfunduar deri më 8 korrik, data e seancës së parë dhe kushtetuese të parlamentit të ri'', theksoi kreu i shtetit. 'SDKU-DS'-ja me Liberalët (SaS), Kristiandemokratët (KDH) dhe partinë e minoritetit hungarez ''Most-Hid'', kanë së bashku një mazhorancë komforte prej 79 deputetësh në parlamentin me 150 vende. "Kam nderin të pranoj detyrën", deklaroi nga ana a saj Radicova, 53 vjeçe. "Do të jemi një qeveri e bazuar tek qytetarët tanë, tek përgjegjësitë civile dhe bashkëpunimi", theksoi ajo./ /i.p/
KOMENTE