English

Soft News - Në Lindjen E Mesme Është Në Rritje Numri I ... Milionerëve!

DUBAI, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Numri i milionerëve në Lindjen e Mesme është rritur me 7.1 për qind në vitin 2009, duke arritur mbi 400 mijë dhe duke u rikthyer në nivelin e vitit 2007, që ishte ai para fillimit të krizës ekonomike botërore, thuhej në një studim të publikuar sot. Pasuria i kombinuar e këtyre milionerëve arrin në 1 500 miliardë dollarë, thuhej në studimin e qendrës ''Merrill Lynch Global Wealth Management dhe Capgemini''. Numri i milionerëve është rritur në Arabinë Saudite dhe Bahrejn, por ka pasur ulje drastike të tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të vështirësive të Dubait, shtohej në raport. Numri i milionerëve të Lindjes së Mesme nuk përbën gjë tjetër veç se një fraksion të 10 milionë milionerëve të botës që zotërojnë mbi 39 000 miliardë dollarë. Në Arabinë Saudite, rezultuan 104 700 milionerë deri në fund të vitit 2009, rreth 14.3 për qind më shumë se një vit më parë. Nga ana tjetër, numri i milionerëve në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pësuar ulje me 18.8 për qind duke arritur në 54 500 persona, sipas raportit. Lindja e Mesme zotëron rreth tre të katërtat të rezervave të naftës në botë dhe pak më pak se gjysmën e rezervave të gazit./ /i.p/
KOMENTE