Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Botëror/ Gjermania Dhe Gana Kalojnë Grupin D
English

Sport- Botëror/ Gjermania Dhe Gana Kalojnë Grupin D

TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Gjermania mundi Ganën dhe siguron vendin e parë në Grupin D, vend ky që e përplas me Anglinë në fazën e metëjshme të Botërorit afrikan. Ndërkohë ganezët edhe pse humbën 1-0 me Gjermaninë kualifikohen për më tej falë golevarazhit më të mirë ndaj Australisë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 edhe pse të dyja skuadrat u përpoqën të gjejnë rrugën e rrjetës. Vlen për t'u përmendur një rast i fantazistit të kombëtares gjermane, Ozil, i cili i gjendur përballë me portierin ganez kërkon rrjetën me një gjuajtje të lehtë, por që ndalohet prej Kingston. Në pjesën e dytë Gjermania e kërkon më shumë golin, ndërsa Gana u përpoq me disa kundërzbritje për të gjetur golin e avantazhit, por pa ia arritur qëllimit. Në minutën e 60-të të takimit, Ozil lëviz bukur pranë vijës së zonës ganeze dhe godet. Topi gjen rrjetën e Kingston dhe Gjermania kalon në avantazh. Minutat në vazhdim nuk ndryshuan rezultatin, ndeshja mbyllet 1-0 për gjermanët rezultat ky që kualifikoi si skuadrën e Lëv ashtu edhe ganezët, që falë golevarazhit renditen para skuadrës australiane. E pikërisht në ndeshjen tjetër të këtij grupi Australia, megjithëse me shpresa minimale për kualifikim, fiton ndaj Serbisë me rezultatin 2-1. Golat u shënuan që të tre në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 69-të, Tim Kahill trondit shpresat serbe për kualifikim teksa gjen rrugën e rrjetës, për të ardhur më vonë minutën e 73 kur Bret Holman dyfishon për "kangurët". Serbët ngushtojnë rezultatin në 2-1 në minutën e 84-ët. Minutat në vazhdim janë shumë pak për ballkanasit, ndeshja mbyllet 2-1 dhe si Serbia ashtu edhe Australia e shohin veten jashtë këtij Botërori. Rezultatet përcaktuan edhe çiftet e tjera të fazës së mëtejshme, ku Gjermania përballet me Anglinë dhe Gana me SHBA-në. Nesër luhen ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin F, ku Italia do të përballet me Sllovakinë e Zelanda e Re me Paraguajin në orën 16:00 dhe takimet e Grupit E, ku Holanda përballet me Kamerunin dhe Danimarka me Japoninë në orën 20:30.
KOMENTE