Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi C, Anglia Vetëm Për Fitore Ndaj Sllovenisë
English

Sport-Botëror/ Grupi C, Anglia Vetëm Për Fitore Ndaj Sllovenisë

- Sllovenia do të përballet me Anglinë e Fabio Kapelos, në një ndeshje për "jetë a vdekje" për britanikët - TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Sllovenia, kryesuesja surprizë e grupit C (4 pikë), do të përballet me Anglinë e Fabio Kapelos, në një ndeshje për "jetë a vdekje" për formacionin britanik. "Tre luanët" britanikë kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para dhe kanë nevojë urgjente për tri pikë të plota për t'u kualifikuar në raundin tjetër, nisur nga fakti se Shtetet e Bashkuara (po 2 pikë) do të përballen me Algjerinë e vendit të fundit (1 pikë). Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, tha se lojtarët janë të lumtur përpara ndeshjes me Slloveninë, duke hedhur poshtë edhe zërat për marrëdhëniet e tij të ftohta me kapitenin e Çelsit, Xhon Terrin. "Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm", tha Kapelo. "Kam marrëdhënie të mira me lojtarët, pasi unë flas çdo kohë me ta dhe ata më ndjekin mua. Lojtarët janë të lumtur. Ata janë stërvitur shumë mirë. Është normale të kemi presione për momentin. Edhe Runi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ne jemi përballë një ndeshjeje play-off, të vazhdojmë apo të jemi jashtë. Ne duhet të fitojmë". Kapiteni i Anglisë, Stivën Xherard, e përshkroi ndeshjen kundër Sllovenisë si një "ndeshje për jetë a vdekje". duke shtuar se "është koha të lëvizim dhe të tregojmë veten". Sllovenisë së drejtuar nga Matjazh Kek i mjafton barazimi për të kaluar për herë të parë midis 16 më të mirave të Botërorit. Sllovenia ka dhe një mundësi tjetër: kualifikohet edhe nëse humbet me Anglinë, por SHBA-ja dhe Algjeria barazojnë midis tyre. Trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek, vlerësoi skuadrën angleze, duke theksuar se Anglia me gjithë përformancën e tanishme mund të fitojë ndoshta edhe Kupën e Botës. Me gjithë problemet që ka pasur Anglua në fushën e lojës, Kek, tha se lojtarëve të tij u mjafton një barazim për të qenë në grupin e 16 skuadrave të kualifikuara për në raundin tjetër. "Cilësia e Anglisë është e qartë. Anglia është ende favorite për të fituar Kupën e Botës", tha Kek. Ai nuk bëri asnjë deklarim në lidhje me thëniet e ish-kapitenit të Anglisë, Xhon Terri, për marrëdhëniet e tij me trajnerin Kapelo. "Nuk është e ndershme për mua të flas për Anglinë. Unë nuk kam parë brenda skuadrës së Anglisë dhe nuk e kam ndjekur median. Jam përqendruar vetëm te ekipi im. Do të jetë një sukses i tmerrshëm për ne nëse do të kualifikohemi, ne nuk jemi të interesuar se kë ekip mundëm për të shkuar atje, ne vetëm dëshirojmë të kualifikohemi", tha Kek. Shtetet e Bashkuara (2 pikë, golaverazhi 3-3) kualifikohen me çdo lloj barazimi përballë Algjerisë, nëse edhe Sllovenia e Anglia barazojnë midis tyre, por duke pasur si kusht që numri i golave i SHBA-ve të jetë më i lartë se anglezët. Gjithsesi, shanse ka dhe Algjeria. Nëse ajo fiton me SHBA-të dhe Anglia humbet me Slloveninë, atëherë vendin e dytë e kapin algjerianët. Renditja aktuale në grupin C: Sllovenia (4 pikë), Shtetet e Bashkuara (2 pikë), Anglia (2 pikë) dhe Algjeria (1 pikë). /s.s./
KOMENTE