English

Stamboll - Mali I Zi Merr Kryesimin E Seecp-Së

STAMBOLL, 23 qershor /ATSH-MIA/ - Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç mori sot në Stamboll kryesimin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) nga presidenti i Turqisë, Abdulla Gyl. Vujanoviç theksoi gatishmërinë e Malit të Zi për forcimin e demokracisë, qeverisjen e shtetit ligjor, përparimin e të drejtave të njeriut dhe u angazhua për afirmimin e tyre në gjithë rajonin e Evropës Juglindore. "Marrjen e kryesimit të SEECP-së, që është korniza kryesore politike e bashkëpunimit rajonal, Mali i Zi e përjeton si sfidë të madhe dhe nxitje për afrimin e kontributit esencial në përpjekjet e përbashkëta për përparimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë", theksoi Vujanoviç. Vendet anëtare të kësaj organizate janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Turqia, Serbia dhe Maqedonia. SEECP-ja është formuar në vitin 1996 për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, përparimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe për luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar./ a.jor.
KOMENTE