Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Rezoluta E Pe-Së Për Vizat, Lajm Shumë I Mirë Për Shqiptarët
English

Topalli: Rezoluta E Pe-Së Për Vizat, Lajm Shumë I Mirë Për Shqiptarët

- Gjatë një takimi me zv/presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gossruck - TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i mirë për shqiptarët", u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në filllim të takimit me zv/presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfang Gossruck, i cili ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, kryeparlamentarja falenderoi z. Grossruck për mbështetjen që PE dhe Parlamenti austriak i japin Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të saj. Kryeparlamentarja vuri në duke se shqiptarët e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër. "Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi", u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo theksoi se "për shqiptarët dhe biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse e kërkoi sot dhe PE në rezolutën e saj, edhe ligjin për Gjykatën Administrative." Nga ana e tij, z. Gossruck uroi Kryetaren e Kuvendit dhe gjithë shqiptarët për rezolutën e Parlamentit Evropian, duke theksuar se shqiptarët, Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe. Pasi e njohu zyrtarin e lartë të OSBE-së me punën e Qeverisë në përmbushjen e standardeve evropiane, kryetarja Topalli vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe opozita drejton disa komisione. Në vijm të bisedës, z. Gossruck i bëri me dije kryetares Topalli nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë." Duke e ftuar znj. Topalli të marrë pjesë në këtë aktivitet, Gossruck tha se institucionet austriake janë veçanërisht të interesuar për të promovuar Shqipërinë dhe produktet e saj në të gjitha fushat. /a.s/s.s./
KOMENTE