Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 24 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 24 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- UASHINGTON/KABUL/BRUKSEL - Talebanët theksun sot se do të vazhdojnë të luftojnë deri në largimin e trupave të huaj nga Afganistani pas shkarkimit nga detyra të gjeneralit, Stanley McChrystal dhe zëvendësimit të tij nga David Petraeus. Muaji qershor është muaji më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në tetë vjet e gjysmë nga lufta në Afganistan me 79 të vdekur në tre javë. POLOKWANE/JOHANNESBURG/LE CAP/RUSTENBERG - Italia, fituesja e botërorit 2006, përballet sot me Slloveninë dhe Kameruni përballet me Holandën. Grupi F - Paraguai - Zelandë e Re, Sllovaki-Itali, Grupi E Kamerun-Holandë, Danimarkë-Japoni. PARIS - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy pret në Elize lojtarin, Thierry Henry, më i sukseshmi i bluve, pas eliminimit të ekipit të Francës. TË TJERA -------------- KASTELDEFEL (Spanjë) - Të paktën 12 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në verilindje të Spanjës. MOSKË/MINSK/BRUKSEL - Gjiganti rus i naftës ''Gazprom'' vendosi rifillimin e plotë të furnizimit me gaz të Bjellorusisë, pasi Minsku pagoi borxhin për sasinë e gazit të importuar gjatë këtij viti, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass që citonte zëdhnësen e Kremlinit, Natalia Timakova. KANBERA - Australia ka për herë të parë në krye të qeverisë një grua pas emërimit të laburistes, Julia Gillard si kryeministre, njoftoi një zëdhënës i Partisë Laburiste. PARIS -Manifestime në Francë me kërkesë të sindikatave mbështetur nga opozita për të protestuar kundër projektreormës së qeverisë për pensionet. UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama pret presidentin rus, Dmitri Medvedev. OSH/BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgistann ku dhjetra mijëra persona janë larguar drejt Uzbekistanit si pasojë e dhunës ndëretnike./ /ec/ a.jor.
KOMENTE