Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Me Maqedoninë, raporte të intensifikuara
English

Berisha: Me Maqedoninë, raporte të intensifikuara

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ka njohur një intensifikim të shquar gjatë këtyre viteve, sidomos përsa u përket shkëmbimeve ekonomike-tregtare dhe bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kuadrin e Kartës A3.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia ka bërë me dije ambasadores së Maqedonisë në Tiranë, Blagorodna Mingova–Krapiva, me rastin e përfundimit të detyrës së saj diplomatike.

Berisha e falënderoi ambasadoren maqedonase për kontributin që ajo ka dhënë gjatë këtyre viteve në forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe zgjerimin e thellimin e bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të së mirës së ndërsjellë të dy popujve.

Nga ana e saj, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike midis dy qeverive dhe të dy vendeve, ambasadorja e Maqedonisë i shprehu kryeministrit Berisha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare gjatë këtyre katër viteve që ajo ndodhej në Tiranë.

Ajo vlerësoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe se ajo ka qenë dëshmitare e progresit galopant që vendit ka bërë në veçanti, përsa u përket reformave të rëndësishme në të gjitha fushat dhe në veçanti anëtarësimit në NATO dhe progresin me shpejtësi të madhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, ambasadorja Blagorodna Mingova–Krapiva vlerësoi përkushtimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare në realizimin e këtyre reformave të rëndësishme, të cilat bënë të mundur këtë progres.

n.e/NOA

KOMENTE