Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Kërkimet Për 6-Vjeçaren E Humbur, Ekspertët Më Të Mirë Në Kukës
English

Burgaj: Kërkimet Për 6-Vjeçaren E Humbur, Ekspertët Më Të Mirë Në Kukës

TIRANË, 24 Qershor / ATSH- Mira Shkurta / - Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit, si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë shkuar dje në Kukës për të ndjekur nga afër kërkimet për 6-vjeçaren Blerina Mata, e zhdukur pasditen e 21 majit 2010 teksa kulloste bagëtitë. Një muaj nga dita kur 6-vjeçarja Mata humbi në rrethana misterioze në fshatin Zapod të Kukësit, teksa kishte dalë në kullotë së bashku me vajza të tjera, kreu i Policisë Shqiptare Hysni Burgaj, në një prononcim për mediat, deklaroi të enjten se "hetimet për 6-vjeçaren do të vazhdojnë dhe do të bëjmë më të mirën e mundëshme për gjetjen e saj". Burgaj rikonfirmoi edhe një herë shtrirjen e kërkimeve në Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Itali, si dhe bashkëpunimin me policitë homologe të këtyre vendeve. Ndërkohë, sipas policisë lokale, ekspertë të Krimeve të Rënda për orë të tëra kanë ripyetur të mërkurën 5 vajzat, të cilat kanë qenë me 6-vjeçaren në momentin kur ajo u zhduk pa gjurmë. Sipas të njëjtave burime, ekspertët dyshojnë se vajzat e pyetura edhe më parë, nuk kanë treguar të vërtetën. Dyshime për këtë kanë shprehur më shumë se një herë edhe prindërit e vajzës së zhdukur. Kërkimet për 6-vjeçaren e zhdukur nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata, kanë çuar në një operacion të përbashkët kërkimi Policinë Shqiptare dhe Forcat Sigurisë së Kosovës, operacion i cili u shtri në Dragosh të Kosovës, në zonën kufitare mes Zapodit të Kukësit dhe Prizrenit. Forca të shumta të policisë, emergjencave civile, si dhe banorë të dy vendeve, në 7 qershor të këtij viti bënë krehjen e gjithë zonës së Dragoshit . Ndërkohë, për çdo informacion mbi zhdukjen e mistershme të 6-vjeçares Bleona Mata, Policia e Shtetit ka vënë si shpërblim 3 milionë lekë të reja. /a.ke/
KOMENTE