Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
David Lidington: Ballkani Perëndimor, në fokus të qeverisë britanike
English

David Lidington: Ballkani Perëndimor, në fokus të qeverisë britanike

Londër, 24 Qershor, NOA – Qeveria e re britanike thotë se do të vërë një theks të veçantë në politikën e saj ndaj Ballkanit, për "ta kthyer në binarë" këtë rajon.

Këtë e tha për BBC-në ministri britanik për Evropën, David Lidington, i cili ka vizituar Maqedoninë dhe shkon edhe në Kosovë, vizita e parë në rajon e një zyrtari të lartë britanik pas vendosjes së qeverisë së re të aleancës konservatore e liberaldemokrate.

Zoti Lidington vuri në dukje se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim mbrapa duke thënë se Prishtina e Beogradi nuk mund të bisedojnë për statusin, por duhet të mësojnë të jetojnë si dy vende fqinj.

Pas takimeve me zyrtarët më të lartë maqedonas ai ka inkurajuar vazhdimin e reformave, sidomos në gjyqësor dhe administratë, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit.

Mesazh të ngjashëm pati zoti Lidington për Shqipërinë, duke thënë se Britania dëshiron të shohë atje "stabilitet politik, demokraci funksionale, zbatimin e ligjit, gjyqësor të pavarur, media të lira".

Zoti Lidington, qeveria e re britanike ka thënë, dhe ju vetë e theksuat edhe gjatë takimeve me zyrtarët në Maqedoni, se ajo do të ketë një fokus të veçantë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por çfarë konkretisht do të bëjë qeveria britanike për këto vende?

Qeveria britanike është e re dhe ne mendojmë se duhet të ketë një fokus të politikës së jashtme britanike, por edhe të politikës së jashtme evropiane, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'i nxitur që me urgjencë të ndërmarrin reformat në strukturat e gjyqësorit, e administratës, dhe të përpiqen realisht që ta kthejnë në binarë procesin e stabilitetit politik që do të çojë drejt afrimit në BE. Në qeverinë e David Cameron-it ka ndjesi se Evropa Perëndimore i ka larguar sytë nga Ballkani në vitet e fundit dhe ka parë pjesë të tjera të botës. Për ne është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë dhe të bëhen pjesë e plotë e familjes evropiane. Ju përdorët shprehjen "kthim në binarë", pse ka ndjesi se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në binarë?

Mendoj se ka ndjesi se, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk ka një përparim politik drejt një shteti të integruar boshnjak. Mendojmë se në rajon ka ende tensione etnike nga e kaluara. Është bërë përparim, madje i madh, nuk mendoj se çdo gjë është keq, përkundrazi, por mendoj se Evropa bashkërisht duhet të tregojë një urgjencë më të madhe për të ndihmuar Ballkanin.

Sa i përket Maqedonisë, debati kryesor është çështja e emrit me Greqinë. Është e qartë se pa zgjidhur këtë çështje vendi nuk mund të shkojë përpara në rrugën e integrimeve drejt BE-së dhe NATO-s. Si e shikoni të ardhmen e vendit, në kontekst të asaj që thatë pak më parë, nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë?

E para që duhet thënë është se qeveria britanike dëshiron ta shohë Maqedoninë të shkojë drejt BE-së dhe NATO-s. Parimet themelore janë, nëse vendi është në Evropë dhe përmbush kriteret, atëherë ka të drejtë të përfshihet në të dy organizatat. Nga këndvështrimi ynë, sa më shpejt që të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme çështja e emrit, aq më mirë. Ne jemi përkrahës të fuqishëm të përfshirjes së Maqedonisë në BE.

Por çfarë do të ndodhë nëse çështja e emrit nuk zgjidhet? Sinjalet nga Maqedonia nuk janë shumë shpresëdhënëse?

Është e qartë se moszgjidhja e çështjes së emrit nuk ndihmon Maqedoninë, nuk ndihmon rajonin, nuk ndihmon BE-në. Kjo është diçka që e themi vazhdimisht. Britania nuk është pjesë e bisedimeve rreth emrit. Ne shpresojmë se rezultati do të jetë i suksesshëm dhe ne përkrahim Greqinë dhe Maqedoninë që ta shqyrtojnë këtë çështje me intensitet dhe urgjencë, që të gjejnë rrugë për të shkuar përpara.

Sa i përket reformave, zyrtarë të BE-së ngritën shqetësime serioze për vonesat në reforma, ata mandje përdorin shprehjen "kthim prapa". Ju u takuat me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zyrtarë të tjerë, çfarë ju thatë atyre?

Ajo që u thashë miqve të qeverisë së Maqedonisë është se ne mirëpresim dhe i urojmë për përparimin që kanë bërë deri më tani, por nuk duhet të ketë ngadalësim të reformave. Është e rëndësishme që Maqedonia të demonstrojë se është e aftë të ndërmarrë reformat në drejtësi, administratë, masat antikorrupsion dhe ndryshimet në rregulloren e parlamentit. Këto duhen bërë.

Në disa periudha në të vazhdim, si në korrik pastaj edhe në vjeshtë, Brukseli do të shohë nëse ka fakte se janë bërë ndryshime. Por ndryshimet nuk duhet të jenë vetëm të shënuara në letër. Duhet të ketë një përparim thelbësor. Mendoj se kjo është në interes të të gjithë njerëzve në Maqedoni, nga të gjitha grupet etnike, nëse vendi është demokratik, nëse institucionet gjyqësore janë të forta.

Është në interes të të gjithëve që vendi të shkojë drejt integrimeve sa më shpejt. Kjo e bën më të lehtë ndihmën për miqtë e Maqedonisë si Britania e Madhe, që nëse ka dyshime nga partnerët tanë, ne tu themi, se ja 'Maqedonia ka bërë reformat'. Pra, është në interesin e të gjithëve që të shkohet përpara shpejt.

Kryeministri i Maqedonisë ankohet se ka shumë presion ndërkombëtar për të plotësuar gjithë këto kërkesa. A ka të drejtë ai kur e thotë këtë?

Mendoj se ka presion ndërkombëtar, por ky presion është nga aleatët dhe miqtë e Maqedonisë, të cilët duan që Maqedonia të arrijë sukses. Ne nga Londra themi 'përshpejtoni reformat, jepuni atyre përparësi dhe urgjencë, sepse ne duam që të fitoni, ne duam që të bëheni anëtare të BE-së sa më shpejt'.

Zoti Lidington ju do të vizitoni edhe Kosovën. Cili është qëndrimi i qeverisë britanike sa i përket nismave për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit?

Mendoj se çdo afrim në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet mirëpritur, por nuk mendoj se do të kthehemi prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ky proces është realitet dhe nuk mendojmë se do të ketë negociata për statusin e Kosovës, por ne mendojmë se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të mësojnë të jetojnë bashkë si fqinj, pas asaj që, padyshim, ka qenë një periudhë traumatike për të dy vendet.

Qeveria britanike është duke mbështetur një projekt për kthimin e komunitetit serb në Kosovë. A tentohet kështu që të jepet një masazh, siç edhe shpjeguat, se njerëzit, por edhe qeveritë, duhet të pranojnë realitetin e ri në rajon?

Mendoj se është e rëndësishme që kombet evropiane të bëjnë ç'është e mundur që të ndihmohen njerëzit në Kosovë dhe Serbi që të tejkalojnë ngjarjet e vështira të viteve të kaluara. Duhen ndihmuar njerëzit që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke mundësuar që Kosova të funksionojë si një shtet shumë-etnik, ku ka respekt për njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare.

Zoti Lidington, si e shikoni perspektivën integruese të Shqipërisë, ndërsa atje vazhdon ende kriza politike?

Eshtë e rëndësishme që kriza politike në Shqipëri të zgjidhet. Përpjekje po bëhen nga BE-ja dhe SHBA-ja, që të sjellin pajtimin që është i nevojshëm. Në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera në rajon, duam të shohim stabilitet politik, demokraci funksionale, zbatimin e ligjit, gjyqësor të pavarur, media të lira. Sa më shpejt që Shqipëria të jetë në rrugë drejt anëtarësimit në BE, aq më të kënaqur do të jemi.

BBC

KOMENTE