Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetet E Ps-Se Braktisin Seancen Plenare
English

Deputetet E Ps-Se Braktisin Seancen Plenare

TIRANE, 24 Qershor/ATSH/.- Deputetët e Partisë Socialiste (PS) të opozitës braktisën sot pasdite punimet e Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve në rregulloren parlamentare, të shqyrtuara përgjatë katër orëve debati parlamentar. Largimit të deputetëve të majtë i parapriu fjala e kryetarit të grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili tha se opozita nuk do të bëhet bashkëfajtore me këto ndryshime të rregullores së Kuvendit. "Amendimi i rregullores e lë krizën politike në vend të pazgjidhur dhe përmes saj synohet goditja e integritetit politik të deputetëve", u shpreh kreu i grupit socialist, ndërsa më pas së bashku me kolegët e tij u largua nga salla. Më pas, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke mbrojtur ndryshimet në rregullore tha se ato sjellin një frymë të re në Kuvend. Amendimi i rregullores, që është dhe dokumenti themelor i funksionimit të Kuvendit, synon votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga deri më sot, kur votimi i tyre bëhej me kuti ose i fshehtë me elektronikë. Ky ndryshim parashikon gjithashtu dhe ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit në Kuvend, nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë. Përgjatë katër orëve debat maxhoranca dhe opozita u pozicionuan kundër në qëndrimet e tyre për amendimet në fjalë. Shumica në Kuvend mbron votimin e hapur të dekreteve presidencialë, që sipas saj, është një procedurë që i përgjigjet zhvillimeve të parlamentit shqiptar. Sipas saj, amendamentet e paraqitura nuk kanë përmbajtje antikushtetuese dhe as janë në shkelje të ligjit. Nga ana tjetër, për opozitën ndryshimi i rregullores synon t'u heqë deputetëve dhe kështjellën e fundit të pavarësisë, që është vota. Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre rreth orës 16.15 minuta për të rifilluar në orën 18:30. /s.s./
KOMENTE