English

Gaza - Këshilli I Evropës: Bllokada Të Hiqet Plotësisht

STRASBURG, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - "Izraeli duhet të heq plotësisht bllokadën e Gazës dhe të konstatojë me shpejtësi dhe pa mëdyshje përgjegjësit e sulmit kundër flotiljes me ndihma humanitare drejt Gazës, ndërsa Hamasi duhet të ndërpresë lëshimin e raketave drejt Izraelit dhe të heq dorë nga çdo formë dhune", janë këto kërkesat kryesore drejtuar izraelitëve dhe palestinezëve në raportin për "rritjen e tensionit në Lindjen e Mesme" përpiluar nga Piero Fassino dhe aprovuar sot me unanimitet nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës. "Të hiqet bllokada e Gazës është një zgjedhje thelbësore për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme dhe për hapjen e rrugës së dialogut ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve", deklaroi Fassino gjatë prezantimit të raportit. Parlamentari italian theksoi disa herë se sa urgjente është nevoja për të arritur në një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez. "Nuk është më koha për të pritur dhe shpresuar, por për të vepruar konkretisht", theksoi Fassino. /e.v/
KOMENTE