Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Joseph Daul: Forcat politike të punojnë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve
English

Joseph Daul: Forcat politike të punojnë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve

Tiranë, 24 qershor, NOA – Puna e Parlamentit shqiptar në proceset integruese të vendit dhe reforma zgjedhore ishin në qendër të takimit mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Grupit të PPE-ve në Parlamentin Evropian, Joseph Daul.

Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohjen eurodeputetit Joseph Daul, për kontributin personal dhe të grupit të PPE-ve si dhe eurodeputetëve të tjerë në mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë, pohimi më i fundit i të cilës, sipas kreyeparlamentares Topalli, ishte vendimi historik për heqjen e vizave.

“Ne kemi mbështetur dhe mbështesim çdo deklaratë të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ndaj vendimi për heqjen e vizave është një vendim historik i shumëpritur”, tha kryetarja e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit e njohu kreun e grupit të PPE-ve, në PE, Daul, me veprimtarinë e kohëve të fundit në parlament, ku janë kaluar mbi 180 ligje e reforma bazë të kuadrit ligjor integrues.

Zonja Topalli e falënderoi eurodeputetin, Daul për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij në zgjidhjen e bojkotit të opozitës.

“Më vjen mirë që falë bashkëpunimit me ju dhe me Paramentin Evropian, edhe opozita ndërpreu bojkotin dhe është tashmë pjesë e parlamentit. Shpresoj që grupi parlamentar socialist të kontribuojë në të mirë të vendit dhe integrimit europian të tij”, nënvizoi Topalli.

Sipas kryeparlamentares Topalli, mazhoranca ka ofruar hapësirën maksimale për reformat, veçanërisht atë elektorale, duke i dhënë opozitës mundësinë të propozojë amendamentet për kodin elektoral, për të cilët mazoranca është e gatshme t’i aprovojë.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se “Shpresoj që opozita të mos bëhet bllokuese por kontribuese edhe në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, në respekt të shtetit ligjor”.

Kreu i grupit të PPE-ve, Jozeph Daul edhe në takimin me kryeparlamentaren Topalli ka vendimin e mazhoranacës për t’i dhënë një hapësirë të tillë opozitës për këto reforma kaq të rëndësishme.

“Opozita duhet të marrë përgjegjësitë dhe të kontribuojë në proceset politike dhe legjislative që nevojiten. Shqipëria është një shtet ligjor dhe të gjitha forcat politike pa përjashtim duhet të punojnë çdo ditë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve", tha Jozeph Daul.

mit/NOA
KOMENTE