Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Policia Arreston Një Grup Të Rrezikshëm Terrorist
English

Kinë - Policia Arreston Një Grup Të Rrezikshëm Terrorist

PEKIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Policia kineze ka arrestuar më shumë se 10 persona, të akuzuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm terrorist, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, në një konferencë shtypi në Pekin. Të gjithë të arrestuarit kanë emra ujgurë. Ujgurët janë popullsi etnike në Xinjiang, turqishtfolës dhe të besimit mysliman. ''Grupi u zbulua pas hetimeve gjashtëmujore'', tha policia. Ajo shtoi se kishte gjetur edhe bomba artizanale në posedim të terroristëve të dyshuar. Sipas saj, të arrestuarit ishin përgjegjës për disa sulme kundër forcave kineze të sigurisë në vitin 2008, gjatë kohës që në Pekin zhvilloheshin Lojërat Olimpike./ a.jor.
KOMENTE