Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Lidington-Hyseni: Nuk Mund Te Kete Hapje Te Bisedave Per Statusin
English

Kosove - Lidington-Hyseni: Nuk Mund Te Kete Hapje Te Bisedave Per Statusin

PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Ministri Britanik për Evropën, David Lidington, ka shprehur sot ne Prishtine përkushtimin shumë të fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe ka theksuar qëndrimin se, nuk mund të ketë hapje të bisedave për statusin. Kështu theksohet në një komunikatë të zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku bëhet e ditur se Ministri Skender Hyseni, takoi Ministrin Britanik për Evropën, David Lidington, me të cilin ka pasur një bisedë për zhvillimet më të fundit në dhe rreth Kosovës. Në veçanti, Ministrat kanë folur për procesin lidhur me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe përgatitjet që po bëhen për veprimet në këtë drejtim, për njohjet, për marrëdhëniet në nivel rajoni dhe proceset e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Në takim, Ministri Hyseni ka theksuar veçanërisht rëndësinë thelbësore të përshpejtimit dhe intesifikimit të njohjeve të mëtejshme të Republikës së Kosovës. Ministri kosovar ka folur edhe për zhvillimet e brendshme, për punën që po bëhet në fushën e plotësimit të standardeve për integrime evropiane, si dhe ka ritheksuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të biseduar me të gjitha vendet fqinje për çështje praktike dhe të interesit të ndërsjellë, por në asnjë mënyrë për çështje që tashmë janë të mbyllura, siç është çështja e statusit. /a.ke/
KOMENTE