Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mete Dhe Sky Petroleum, Marreveshje Per Kerkim Nafte Dhe Gazi Ne Jug Te Vendit
English

Mete Dhe Sky Petroleum, Marreveshje Per Kerkim Nafte Dhe Gazi Ne Jug Te Vendit

-Marreveshja parashikon investimin 7-8 milionë dollarë nga kompania "Sky Petroleum" per kerkim nafte e gazi- TIRANE, 24 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti dhe Presidenti i kompanisë amerikane "Sky Petroleum", Karim Jobanputra nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit në jug të Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Prifti, z. Jobanputra dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Taulant Musabelliu në një komunikim me median, bënë të ditur detajet e marrëveshjes. Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. "Sapo kam firmosur një marrëveshje të re hidrokarburesh për kërkime në tre Blloqe të Shqipërisë, në Bllokun 4 dhe 5, si dhe në bllokun e Dumresë, me kompaninë amerikane "Sky Petroleum". Me zotin Karim Jabanputra kemi marrë angazhimin që të kërkojmë në blloqet e Jugut të Shqipërisë në bllokun 4 dhe 5, që përfshin Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, deri Tepelenë dhe në bllokun e zonës Dumresë për t'u investuar 7-8 milionë dollarë për kërkimin e naftës dhe të gazit në këtë zonë, e cila ka një potencial naftë mbajtës deri në 900 milion barrela, të paktën nga parashikimet", tha ministri Prifti. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë. "Kjo zonë më parë ka qenë shumë e vështirë për të tërhqeur investitorë për të bërë investime për kërkime", u shpreh Prifti. Duke çmuar kompaninë Sky Petroleum për angazhimin e saj për të investuar në Shqipëri, ministri Prifti bëri të ditur se me këtë marrëveshje mbyllet eksplorimi i një zone shumë të rëndësishme të vendit. Sipas kreut të Ekonomisë, "me këtë marrëveshje mbyllet një zonë shumë e rëndësishme, që e mendojmë me potencial të madh naftëmbajtës dhe gazmbajtës për t'u eksploruar plotësisht dhe deri në fund, të paktën për një hark kohor disa vjeçar, sipas marrëveshjes. Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. "Shpreh kënaqësinë dhe falënderoj përfaqësuesit e kompanisë Sky Petroleum për angazhimin që kanë marrë, bashkë me qeverinë shqiptare, për të investuar për kërkimin e naftës dhe gazit në këto zona", theksoi Prifti. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Jabanputra tha se "eksperiencat e mëparshme të kompanisë kanë treguar që procese të tilla kanë qenë shumë të gjata, ndërsa në rastin e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në Shqipëri ky proces ka qenë shumë i shpejtë". Duke shprehur kënaqësinë "që kemi firmosur marrëveshjen sot me ministrinë e Ekonomisë së Tregtisë dhe Energjetikës", ai vlerësoi se "hasëm një proces inteligjent, të pastër dhe të shpejtë. Eksperienca tona të mëparshme kanë treguar se këto procese kanë qenë shumë të gjata, por me ndihmën e institucioneve dhe të ministrive procesi ka qenë shumë i shpejtë. Së shpejti do të stabilizojmë zyrat tona lokale dhe do të nisim nga puna për eksplorimin e blloqeve të sipërcituar". I pyetur nga mediat për kohën kur do të nisë puna për kërkimin e naftës dhe të gazit, përfaqësuesi i Sky Petroleum tha se: "Sipas kontratës, brenda tre muajsh kompania duhet të fillojë punimet dhe pas analizimit të të dhënave, në fillim të vitit tjetër do të fillojë puna konkrete në Blloqe"./n.m/
KOMENTE