English

Pakistan - Pesë Amerikanë Dënohen Me 10 Vjet Burg Për Terrorizëm

SARGODA (Pakistan), 24 qershor /ATSH-AFP/ - Pesë të rinj amerikanë të arrestuar në Pakistan pasi tentuan të kontaktojnë me rebelë që kishin lidhje me al Kaedën u dënuan sot me 10 vjet burg për terrorizëm, njoftoi prokurori i një gjykate në Sargoda. Pesë studentë amerikanë me origjinë pakistaneze, etiopiane, eritreane dhe egjiptiane ishin arratisur nga familjet e tyre në SHBA dhe u arrestuan në fillim të muajit dhjetor 2009 në Sargoda. "Secili prej tyre u dënua me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për terrorizëm'', deklaroi Nadeem Akram Cheema./ /ec/ a.jor.
KOMENTE