Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ristani: Komisionerët zgjedhorë, të mos jenë individë partiakë
English

Ristani: Komisionerët zgjedhorë, të mos jenë individë partiakë

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Komisionerët e niveleve të dyta dhe të treta, janë një pjesë shumë e rëndësishme e administratës zgjedhore, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm gjatë proceseve elektorale.

Një fakt të tillë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, e ka theksuar gjatë një forumi të zhvilluar nën mbështetjen e OSBE-së, duke pohuar se është bërë një punë mjaft e mirë në zgjedhjet e fundit dhe se “kjo bazë të dhënash duhet të vazhdojë të plotësohet dhe të kompletohet”.

“Më pas, duhet të vazhdohet me trajnimin dhe çertifikimin e komisionerëve, pasi këto hapa do të shmangin militantët partiakë apo individë që nuk kanë eksperienca zgjedhore. Ky projekt bazohet edhe në eksperiencat më të mira të vendeve me demokraci të konsoliduar”, tha ai.

Duke shtuar se në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, edhe pse u nënvizua se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira të realizuara në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, citohej se pavarësisht këtij fakti ‘Shqipëria nuk shfrytëzoi të gjitha kapacitetet maksimale të saj”.

“Pra, një trupë profesioniste dhe e konsoliduar në administrimin e zgjedhjeve, një procedurë trajnimi dhe bashkëpunimi edhe jashtë periudhave zgjedhore, një bashkëpunim dhe bashkëveprim i kësaj trupe me KQZ-në, do të përbënin një garanci më shumë për kapjen e standardeve më të larta zgjedhore”, e përfundoi ai këtë koncept.

n.e/NOA

KOMENTE