Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: Thellimi I Shtratit Të Devollit, Domosdoshmëri Për Të Eliminuar Përmbytjet Në Fushën E Maliqit
English

Ruli: Thellimi I Shtratit Të Devollit, Domosdoshmëri Për Të Eliminuar Përmbytjet Në Fushën E Maliqit

KORÇË, 24 Qershor /ATSH -Behar Fejzulla/-. "Projekti për thellimin e shtratit të lumit Devoll është një domosdoshmëri që të mos ketë më përmbytje në Fushën e Maliqit dhe për zbatimin e tij, ka përfunduar procesi i tenderimit dhe punimet do të fillojnë pas dy javësh", tha sot ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues dhe specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Bordit të Kullimit, Korçë. Banorë të fshatrave Libonik, Drithas dhe Sovjan, të pranishëm në këtë takim, u shprehën të kënaqur për këtë projekt, pasi sipas tyre, gjatë dimrit që kaloi u ishin përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash të mbjella me bimën e grurit. Ministri Ruli tha se pak ditë më parë Qeveria kishte miratuar edhe financimin për dëmshpërblimin e tokave të përmbytura në fushën e Maliqit, dëmshpërblim, i cili do të shpërndahej keto ditë sipas matjeve dhe dokumentacionit të hartuar nga grupet e specialistëve dhe pushteti vendor. Gjatë dimrit që kaloi, për shkak të reshjeve të shumta, lumi i Devollit çau argjinaturat dhe përmbyti një sipërfaqe toke prej rreth 5000 ha në Fushën e Maliqit, nga e cila 260 ha ishte e mbjellë me grurë. Kjo dukuri, që është përsëritur që prej shumë vitesh, ka pasur si shkak mosthellimin e mjaftueshëm të shtratit të lumit Devoll në kohën e bonifikimit të Kënetës së Maliqit, nga qyteti i Maliqit deri tek Tylbja e Goçës, në një gjatësi prej 5 km, për shkak të terrenit shkëmbor. Faza e parë e këtij projekti, që financohet me 500 mijë dollarë nga Qeveria shqiptare, do të realizojë thellimin e shtratit të lumit Devoll në këtë gjatësi, ndërkohë që faza e dytë, parashikon thellimin e rrjetit të brendshëm të kanaleve të kësaj fushe. Faza e parë e këtij projekti parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, ndërkohë që i gjithë projekti do të financohet me 1 milionë dollarë po nga Qeveria shqiptare./s.s./
KOMENTE