Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish njolla nafte në Detin e Kuq
English

Sërish njolla nafte në Detin e Kuq

Kajro, 24 Qershor, NOA – Njollat e naftës janë rishfaqur sërish në Detin e Kuq, duke e bërë Egjiptin të mendojë seriozisht se po përballet me një krizë të ngjashme si të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket derdhjes së naftës në det.

Ndërsa në Detin e Kuq janë paraqitur njolla nafte për shkak të dëmtimeve në puse para pak ditësh dhe ekspertët nuk e paraqitën si një gjë alarmante, kjo dukuri është rishfaqur.

Mediat vendase bëjnë me dijeni se njollat e naftës janë shpërndarë rreth 20 kilometra përgjatë bregdetit të qendrës Hurgade, që njihet për plazhet me rërë të bardhë dhe me hotelet luksoze.

Zëdhënësi i qeverisë tha se sasia e naftës së rrjedhur është “e kufizuar”, por nuk përcaktoi sa është ajo.

Gjithsesi, ai sqaroi se derdhja ishte regjistruar javën e kaluar dhe se kryesisht është mbledhur, pa dhënë alarmin për ndonjë katastrofë si ajo e Gjirit të Meksikës.

n.e/NOA

KOMENTE