Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazh - Rreth 54.6 Për Qind Të Danezëve Kundërshtojnë Përdorimin E Euros
English

Sondazh - Rreth 54.6 Për Qind Të Danezëve Kundërshtojnë Përdorimin E Euros

KOPENHAGË, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Kundërshtarët e përdorimit të euros nuk kanë qenë asnjëherë kaq të shumë në Danimarkë, sipas një sondazhi të publikuar sot, ku tregohej një forcim i ndjeshëm i atyre që kundërshtojnë monedhën evropiane në kuadër të krizës ekonomike të që prekur vendet e zonës euro. Rreth 54.6 për qind të të pyeturve u shprehën se do të votonin negativisht, ndërkohë që 43.4 për qind deklaruan se do të votonin pozitivisht dhe vetëm 2 për qind ishin ende të pavendosur se si do të votonin nëse do të organizohej në këto momente një referendum mbi përdorimin e euros, sipas një ankete të realizuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave, në emër të ''Danske Bank''. "Konflikti mes mbështetësve dhe kundërshtarëve nuk ka qenë kurrë kaq i madh që prej fillimit të zhvillimit të këtij sondazhi mbi përdorimin e euros, në vitin 1999. Aktualisht ka arritur një shtim prej mbi 11 për qind më tepër në favor të mospërdorimit të monedhës evropiane, krahasuar me sondazhin e fundit të ''Danske Bank'' të realizuar gjatë muajit mars", deklaroi për AFP Steen Bocian, ekspertë i lartë i bankës kryesore daneze. Në kampin e kundërshtarëve të euros, 47.8 për qind janë të sigurt se do të votojnë negativisht dhe 6.8 për qind "ndoshta jo", ndërkohë që në kampin e mbështetësve të saj, 32.1 për qind janë të bindur të shprehen pozitivisht dhe 11.3 për qind "ndoshta do të përgjigjen pozitivisht", sipas sondazhit. "Kriza në Greqi dhe situata ekonomike e tendosur në Spanjë dhe Portugali kanë ndikuar në përforcimin e skepticizmit të danezëve lidhur me monedhën e përbashkët, që nxjerr në pah po ashtu edhe shenja dobësimi", theksoi Steen Bocian./ /i.p/
KOMENTE